E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet zedhenesi i kolonel Gaddafi Moussa Ibrahim

Zëdhënësi i kolonel Gaddafi, Moussa Ibrahim është kapur nga forcat e opozitës, në dalje të qytetit të Sirtës i njohur si një nga bastionet e Gedafit.

Ibrahim ishte duke u larguar nga Sirte në momentin kur është arrestuar nga luftëtarë që vinin nga Misrata.

Lajmi është konfirmuar për mediat britanike nga një prej komandantëve të Këshillit Kombëtar Tranzitor.

Sipas të dhënave, Moussa Ibrahim ishte veshur me rroba gruaje çka konfirmon dyshimet se ai po arratisej nga Sirte.

Sipas rrjetit mediatik britanik Sky Neës, raportet mbi arrestimin e tij edhe pse janë konfirmuar nga këshilli tranzitor nuk mund të verifikohen për momentin në terren për shkak të luftimeve të ashpra që zhvillohen në qytetin e Sirtës dhe zonave përreth.

Veç të tjerave, mbetet për t`u theksuar se edhe më parë Këshilli Tranzitor ka lëshuar deklarata të pavërteta rreth arrestimeve të njerëzve të afërt të Gedafit, siç ishte rasti i djalit të tij, Saif Al-Islam.

Ndërsa për këtë të fundit, zëdhënësin e Gedafit, është e sigurtë se në datën 23 gusht, ai u largua së bashku me ish- udhëheqësin libian Muamar Gedafi nga kryeqyteti, Tripoli.

Gjatë kësaj kohe, ai ka lëshuar deklarata të njëpasnjëshme në televizionin shtetëror të Libisë dhe atë sirian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›