E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, Lagarde: Plani i BE-së do ketë sukses

"Plani i BE-së për shpëtimin e Greqisë do të ketë sukses, edhe pse kjo do të kërkojë kohë".Kështu deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, duke u bërë thirrje në të njëjtën kohë liderëve evropianë të flasin me një zë të vetëm.
 

Në një intervistë për "Financial Times", Lagarde the se vendet evropiane i mbajnë angazhimet e tyre, por kjo do t`i marrë kohën e nevojshme demokracisë, gjë që nuk u pëlqen gjithmonë tregjeve.
 

Liderët e zonës euro ranë dakord më 21 korrik lidhur me një plan të ri ndihme për Greqinë me vlerë 160 miliardë euro, që përfshin pjesëmarrjen me rreth 50 miliardë euro të kreditorëve privatë të Athinës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›