E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Norvegji, njësi speciale hetimi

Një njësi e veçantë do të hetojë sulmet e 22 korrikut, të ndodhur në Oslo ku mbetën të vdekur 69 persona.
Gjatë punës hetimore të saj, kjo njësi ndër të tjera ka marrë telefonat, kamerat dhe kompjuterët nga ishulli Utoja për të hetuar çdo fakt që ka lidhje me ngjarjen.
Prokurori Pal Fredrik Hjort Krabi, i cili është i ngarkuar me hetimet, tha se struktuara e Task-Forcës së re, do të shpallet brenda pak ditësh.
 

Ai tha se policia ka mbledhur të gjitha mjetet elektronike, të gjetura në ishullin Utoja, ku ekstreimisti i krahut të djathtë, Anders Bering Breivik, ka pranuar vrasjen e 69 pjesëmarrësve në një kamp rinor të Partisë Laburiste.
 

Breivik fillimisht ka sulmuar ndërtesën e qeverisë në Oslo, ku kanë humbur jetën tetë persona dhe më pas është drejtuar për në ishullin Utoja, ku dhe ka vrarë shumë të rinj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›