E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke dhe impakti i saj në Ballkanin Perëndimor

Nga Eva Hoxha

Greqia ka qenë një nga motorët ekonomik që ka vënë në lëvizje rajonin gjatë tranzicionit demokratik. Si rrjedhojë, problemet e rënda ekonomike me të cilat po përballet, reflektojnë direkt në zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve. Ekonomistët janë të shqetësuar se kriza greke financiare do të ketë një efekt të gjerë në vendet e Ballkanit, dhe do të vazhdojë të ndikojë në rajon për një kohë të gjatë. Ndërkohë që Europa po përballet me një sfidë të vërtetë, asnjëherë më shumë se orët e fundit nuk janë rritur zërat që bien dakord se e ardhmja në eurozonë për Greqinë duket tashmë më shumë si një utopi.

Impakti i krizës greke në Ballkan
Kriza e borxhit në Greqi po ndikon kushtet tashmë të vështira ekonomike të vendeve te Evropës Juglindore. Për disa prej tyre, kryesisht vendet Ballkanike, Greqia është një partner i rëndësishëm tregtar dhe një nga investitorët kryesorë të huaj. Për pasojë, lidhjet e shumëfishta që ka ajo me shtetet fqinjë si në sektorin bankar, investimet apo edhe përsa i përket emigrantëve do të sjellin pasoja. Në disa kanale kanë filluar të transmetohen efektet e krizës ekonomike në Ballkan: në tkurrjen e kredive të huaja ndaj bankave lokale, në reduktimin e investimeve të huaja, në uljen në kërkesën për eksporte dhe në të ardhurat nga remitancat. Mbi vendet të cilat kanë bërë një përparim më të madh në krijimin e një kuadri institucional modern mbështetës i ndërmarrjes private dhe i ekonomisë konkurruese të tregut, dhe që janë integruar në tregjet botërore dhe europiane, kriza ka patur ndikim më të thelle. Për shembull, vendet si: Bullgaria, Kroacia, Sllovenia dhe Rumania, të cilat kanë një shkallë më të lartë të integrimit në BE, dhe që kanë qene të hapura ndaj investimeve të huaja direkte të orientuara drejt privatizimit në sektorë si telekomunikacion, banka etj, duke ulur investimet publike, kanë përjetuar ulje të GDP-së gjatë periudhës 2009-10.

Por Greqia nuk është vetëm një investitor i konsiderushem në Ballkan. Në qoftë se do të flisnim për dërgesat e emigrantëve nga shtetet ballkanike që punojnë në Greqi, ky do të ishte një tregues shumë i rëndësishëm për shëndetin e ekonomive të Ballkanit. Gjatë viteve të fundit, këto transferta përbënin një pjesë të rëndësishme të GDP-së së vendeve të Ballkanit, por sot ato përbëjnë një faktor më shumë që pritet të ndikohet nga kriza. Arsyeja është se këta punëtorë janë të punësuar në sektorë të vendeve të cilat janë goditur nga recesioni të tilla si prodhimi i makinave dhe industritë e ndërtimit ose sektorin e shërbimeve. Shqipëria është njëri nga shtetet me një numër të madh të popullsisë në shtetin grek, të cilët janë prekur nga kriza dhe për më tepër, shumë prej tyre mund të jenë të detyruar të kthehen në vendin e tyre duke vënë kështu nën presion tregun kombëtar të punës.
Kapitali bankar grek gjithashtu ka qenë paraardhës në këtë proces. Gjatë 15 viteve të fundit, bankat greke kanë depërtuar thellë në sistemin bankar të vendeve të Ballkanit. Problemet ekonomike të rajonit kanë filluar të përkeqësohen, dhe mjaft kapital është tërhequr nga bankat greke, gjë që luan një rol të madh në sektorin financiar të disa vendeve të Ballkanit.
Kriza mund të ngadalësojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Ajo po modifikon kushtet në të cilat procesi i zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është duke u zhvilluar. Rimëkëmbja e ngadalshme ekonomike në Ballkan, si pasojë e krizës greke mund ta bëjë më të vështirë për shtetet kandidate për të zbatuar reformat e kërkuara nga BE.. Problemet e Greqisë me mbajtjen e disiplinës në financat publike, si dhe nivelet e larta të korrupsionit të cilat kanë qenë të pranishëm për një kohë të gjatë në Bullgari dhe Rumani ruajnë reputacionin e një rajoni ekonomikisht dhe politikisht të paqëndrueshëm.

Aktualisht Ballkani ndodhet i orientuar tërësisht drejt strukturave europiane dhe euroatlantike. Asnjë vend i Ballkanit nuk ka orientime të tjera gjë që e bën procesin më të lehtë sepse kemi të bëjmë më pranimin e të njëjtave vlera, interesa rajonale, evropianë dhe globale. Por ne jemi koshientë për një erozion serioz të solidaritetit mes anëtarëve aktualë të BE-së dhe kriza ekonomike në Greqi ka të ngjarë të jetë një disavantazh për vendet e rajonit. Në këtë mënyrë për procesin e integrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit, cështja e Greqisë është një nyje thelbësore.

Kriza sa ekonomike, aq edhe politike
Vazhdimësia e krizës ekonomike europiane duket se ka përfshirë edhe situatën e brendshme politike të Greqisë. Skena politike për më tepër është komplikuar pas zgjedhjeve të 6 majit, zgjedhje prej nga të cilave nuk doli asnjë rezultat për formimin e një qeverie uniteti. Dy partitë kryesore PASOK dhe ND fituan së bashku vetëm 32.1 % të votave nga 77.4 % të votave që fituan në zgjedhjet e vitit 2009. Ndëshkimi për to erdhi pas pranimit të masave shtrënguese për Greqinë nga plani për shpëtimin e saj të përcaktuara nga FMN dhe BE në maj 2010 dhe tetor 2011. Pas dështimit të tre kryetarëve të partive kryesore parlamentare, as presidenti Karolos Papulias nuk i ka bindur partitë greke të arrijnë një koalicion dhe të formojnë një qeveri që do të udhëhiqte vendin për të paktën dy vjet, deri në një përmirësim të situatës aktuale ekonomike.    Është e qartë se grekët me votat e tyre përçmuan ata politikanë të cilët përfaqësonin qeverisjen tradicionale të vendit dhe tani duket se po ndjekin udhëheqësin e radikalëve të majtë grekë, Aleksis Tspiras. Lideri i partisë Syriza, që u rendit e dyta në zgjedhjet e 6 majit dhe ka gjasa të fitojë në ato të 17 qershorit. Këtë e tregojnë sondazhet paraprake në Greqi dhe fakti ky lider i përmbahet një programi politik për anullimin e marrëveshjes se kredisë me BE-në dhe FMN-në. Tspiras po vepron në këtë drejtim duke bërë fushatë brenda dhe jashtë vendit. Parrulla Ne nuk paguajmë asgjë më shumë është motoja e programit të tij, gjithashtu vizitat në Paris dhe Berlin nëpërmjet të cilave synon të fitojë solidaritetin e udhëheqësve të majtë, me qëndrimin se programet e reformave të ashpra të BE-së janë një dështim.
Demokracia e Re gjithashtu ka rihyrë në veprim në skenën politike greke, me synim ribashkimin e së djathtës konservatore në një front të vetëm. Me Demokracinë e Re është bashkuar ish-Ministrja e Jashtme Greke, Dora Bakojanis, një prej figurave më të njohura konservatore, që ishte larguar nga Demokracia e Re dhe disa deputetë të partisë ultranacionaliste LAOS, gjë që tregon se kjo parti do të shtoje ndjeshëm fuqinë e saj, jo vetëm për të qenë në krye, por edhe për të siguruar një përqindje më të lartë se 19.2%

I rëndësishëm është fakti i rezultatit të arritur nga partia Agimi i Artë, udhëhequr nga Michaloliakos Nikolaos, i cili fitoi 6.97 % të votave (21 vende). Deklarata ashtu si dhe programi i kësaj partie dëshmon për objektiva që drejtohen kundër masave shtrënguese të vendosura nga FMN dhe BE në planin e shpëtimit. Nga vetë përqindja duket se kjo parti supra-nacionaliste gëzon njëfarë mbështetjeje nga populli grek i cili duket tashmë i lodhur nga mungesa e një rrugëdaljeje nga kjo gjendje. Por pavarësisht se sondazhet u japin një forcë më të madhe partive që janë shprehur kundër marrëveshjes së huasë dhe reformave europiane, një qeveri e krijuar nga këto forca nacionaliste duket e pamundur të ndodhë.     Zgjidhja e vetme racionale, do të ishte krijimi i menjëhershëm i një qeverie me mbështetje të gjerë.

Një për të gjithë, apo të gjithë për një!!?
Me interes të madh po ndiqet situata në mbarë botën. Liderat e vendeve më të zhvilluara në botë, pjesë e G8 SHBA, Britani, Kanada, Itali, Francë, Gjermani, Japoni dhe Rusi u mblodhën për të diskutuar situatën në Greqi. Udhëheqësit e G8

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›