E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti grek debaton ne prak te votebesimit

Kryeministri grek Jorgos Papandreu mbrojti programin e masave shtrenguese te zbatuara nga qeveria e tij ne marreveshje me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Nderkombetar ne kembim te nje pakete shpetimi financiar.  Ai i beri komentet sot gjate nje debati ne parlament ne prag te nje vote besimi per kabinetin e tij te ri te krizes.

Kryeministri grek Jorgo Papandreu beri thirrje per nje referendum mbi ndryshime ne sistemin politik te vendit sistem qe sic tha ai ka cuar ne borxhe masive dhe e ka detyruar vendin te luftoje per te shmangur falimentimin. Zoti Papandreu tha gjithashtu se mospagimi i borxhit ose dalja nga euroja do te ishte katastrofike per popullin grek.

Pasojat e nje falimentimi te dhunshem ose nje daljeje nga euroja do te ishin te menjehershme dhe katastrofike per familjet greke per bankat dhe kredibilitetin e vendit tone dhe do te na vinin perseri aty ku kemi filluar me fjale te tjera ne nje kujdestari me te njejtin mekanizem por shoqeria do te paguante nje cmim te madh tha zoti Papandreu ne parlament.

Sot ishte dita e pare e nje debati tre ditor rreth politikave te administrates ne prag te nje vote besimi te marten. Kryeministri Papandreu ia hodhi fajin Bashkimit Evropian qe sipas tij nuk parashikoi dot se si do te ndikohej kriza nga tregjet dhe nga veshtiresite ekonomike ne vendet e tjera te BE-se.

Partneret tane parashikuqan se me zbatimin e ketij programi ne do te ishim ne gjendje per te filluar rregullisht huamarrjen nga tregjet ne vitin 2012 por sic duket kjo nuk eshte e mundur. Ky ishte nje parashikim i gabuar. Nje parashikim i bere para se kriza te perhapej ne Evrope para se dy vende te tjera te detyroheshin te futeshin ne te njejtin mekanizem mbeshtetjeje. Por ky parashikim i gabuar nuk ishte i yni. Ishin partneret tane si Bashkimi Europian Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Nderkombetar ... Faji nuk i duhet hedhur Greqise.

Papandreu dha garanci se reformat do te japin fryte. Kreu i opozites konservatore Andonis Samaras udheheqes i partise Demokracia e Re i cili ka refuzuar vazhdimisht thirrjen per konsensus nga Papandreu tha se ai nuk mund te mbeshtese politikat e qeverise.

Ne nuk do tjua japin voten juve zoti Papandreu per nje arsye te thjeshte sepse qeveria juaj kembengul per nje politike qe jo vetem nuk e zgjidh problemin jo vetem e rendon problemin por krijon me shume probleme tha zoti Samaras.

Papandreu e riorganizoi kabinetin e tij javen e kaluar pas largimit te tre deputeteve te tij.

Analistet thone se qeveria e re do te arrije ta fitoje votebesimin dhe te miratoje reformat por ceshtja eshte se sa shpejt mund te zbatohen ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›