E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e gjashte Berisha Rroga e pensione me te larta

Qeveria firmos ndryshimet në buxhet për rritjen e rrogave, pensioneve dhe shkurtimin e shpenzimeve operative. Kryeministri Sali Berisha theksoi përpara ministrave se qeveria nuk do të shkel asnjë marrëveshje me FMN. Borxhi publik do të vazhdojë të jetë në vlerën 59.7%, ndërkohë që rritja e rrogave të buxhetorëve dhe pensionet mujore të të moshuarve do të bëhet e mundur nga të ardhurat e grumbullura falë privatizimeve drastike të koorporatave shtetërore.

“Në këtë mbledhje ne vendosim zbatimin e ligjit, të parlamentit mbi buxhetin e shtetit, vendosim rritjen e rrogave dhe pensioneve në republikën e Shqipërisë. me këtë rritje nuk shkelim asnjë marrëveshje me FMN. Megjithëse kemi investuar miliarda euro dhe nuk kemi përdoruar asnjë qindarkë për rroga e pensione borxhi public do të jetë 59.7%”- tha Berisha.

Për të gjashtin vit rresht, kryeministri Sali Berisha propozon ndryshimet në buxhet, ndërkohë që në mbledhjen e qeverisë u ka dhënë përgjigje edhe akuzave të socialistëve se Shqipëria ndodhet në prag të një katastrofe ekonomike njësoj si Greqia.

“Gjithë jetën time kam besuar se vendi pasurohet duke u pasuruar njerëzit dhe se kurrë nuk mund të pasurosh një komb dhe një vend duke shkatërruar tërë të pasurit. Përkundrazi, suksesi I tyre është suksesi i begatimit të vendit. por do ta modifikoj pak mendimin tim. opozita e pasur qenka problem për vendin. kur ke një opozitë që kryesohet nga miliarderë sigurisht rritja e rrogave dhe pensioneve është krim”- tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se rritja e rrogave ka qenë dhe do të jetë një politikë konstante e qeverisë.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›