Kriza greke samiti i 13 tetorit vendimtar
Takimi i ardhshëm i ministrave të Financave të Eurozonës, më 13 tetor do të jetë vendimtar për këstin e radhës së ndihmës për Greqinë. Samiti i së hënës në Luksemburg nuk ka marrë asnjë vendim për lëvrimin e ndihmës për Athinën e cila nëse paketa nuk finalizohet, rrezikon të mos paguajë detyrimet e veta. Komisioneri për çështjet ekonomike dhe monetare të BE-së, Olli Rehn, nuk ka qenë shumë optimist në samit.
"Duket se Greqia ka gjasa të mos arrijë objektivat financiare dhe buxhetore të këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Masat konkrete për të cilat jemi marrë vesh deri tani kanë një rrugë të gjatë përpara për të prodhuar rezultate në përmbushjen e objektivave fiskalë. Siç e kam thënë, është e rëndësishme tani që ne të vlerësojmë këto masa, të rishikojmë shifrat dhe pasi të kemi mbaruar këto, do t’i paraqesim në një raport në takimin e ministrave të eurogrupit”, tha Rehn.
Nga ana e tij, ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, ka mbrotjur vendin e tij përballë shqetësimit të Europës dhe kërkesave për më shumë rezultate. “Greqia është e vendosur të bëjë gjithë hapat e nevojshëm dhe të vështirë për të përmbushur detyrimet e saj dhe nuk është “kokë turku” e Eurozonës”, tha ai në takimin e Eurogrupit në Luksemburg.
"Greqia është një vend që përballet me vështirësi strukturore. Por Greqia nuk është kokë turku e zonës euro. Greqia është një vend krenar. Në kemi mundësinë dhe aftësinë për të ecur përpara pavarësisht recesionit të grumbulluar deri në 12 për qind të PBB-së në tri vitet e fundit”, tha Venizelos.
Ndërkohë, të martën pritet edhe një takim i ministrave të Financave të Bashkimit Europian, që gjithashtu do të diskutojë krizën e borxheve. Më pas, takimi franko-gjerman i cili pritet të përshpejtojë zbatimin e masave dhe fuqizimin e zonës së euros.
Juli Prifti