Posta Shqiptare ndihme Kryqit te Kuq shet 20 mije pulla

Posta Shqiptare do të jetë një nga financueset kryesore të aktiviteteve humanitare, që organizon Kryqi i Kuq Shqiptar. Një nga nismat konkrete është ajo e hedhjes në treg të 20 mijë pullave, të ardhurat nga shitja e të cilave do të shkojnë në ndihmë të personave në nevojë. Por kjo nuk do të jetë e vetmja nismë.
"Deri tani janë emëtuar 11 emisione pullash me temë nga Kryqi i Kuq. Ky është emisioni i 12-të dhe jemi të një mendje që ky bashkëpunim jo vetëm do të vazhdojë në këtë formë, por do të gjejmë dhe forma të tjera. Sepse në fund të fundit në raport me shoqërinë njerëzore dhe njerëzit në nevojë, ne jemi pak a shumë si vëllezërit siamezë", tha Arqile Gorea, drejtor i Postës Shqiptare.
"Duke bashkëpunuar nëpërmjet kësaj punë, posta shqiptare tregon vullnetin e mirë të një shoqërie civile", u shpreh Shyqyri Subashi, president i Kryqit të Kuq Shqiptar. Kryqi i Kuq Shqiptar ka një bashkëpunim të hershëm me Postën, në emetimin e pullave postare që i ka fillimet e veta që nga vitet ’30. Iniciativa më e fundit vjen në vazhdën e veprimtarive me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar, më 4 tetor 1921.
Edlira Sulejmani