E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Trupat e KFOR-it vepruan në vetëmbrojtje


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha sot në Bruksel se nuk ka nevojë për hetime të veçanta për veprimin e pjesëtarëve të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës.

“I kam marrë raportet dhe kam biseduar me presidentin Tadiç. U kam ofruar serbëve informacione nëpërmjet kanaleve të zakonshme ushtarake”, tha Rasmusen duke theksuar se “trupat e KFOR-it kanë vepruar në vetëmbrojtje”.
Komente Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i bëri në një konferencën për shtyp në Bruksel, para mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Ai theksoi se ministrat do të diskutojnë për Kosovën dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve, që “t’u shmangen aksioneve të njëanshme dhe mesazheve ndezëse”.
“I ftoj të gjithë që të angazhohen për dialog, e jo për konflikte, pasi ardhmëria e sigurt dhe stabile është në interes të të gjithjë njerëzve në Kosovë”, tha Rasmusen.
Duke u shprehur për praninë e KFOR-it në vendkalimet kufitare, në pjesën veriore të Kosovës, Rasmusen theksoi se “për ne është e rëndësishme që të jemi atje për t’i mbrojtur të gjithë njerëzit në Kosovë”.

Ndwr tw tjera ai theksoi se kriza më e re në Kosovë ka treguar se sa shpejtë mund të shpërthejë dhuna “dhe sa është e rëndësishme që edhe mëtutje që atje NATO-ja ta kryej misionin e saj”.
Rasmusen deklaroi se KFOR-i do të garantoj siguri dhe do t’i mbroj të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh kombësinë, tërësisht në mënyrë të paanshme, në harmoni me mandatin e OKB-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›