Nobeli ne mjekesi zbulimi per sistemin imunitar

Ralph Steinman, i cili u vlerësua me çmimin Nobel për Mjekësinë, kishte ndërruar jetë më 30 shtator nga një sëmundje e rëndë, hera e parë kjo që fondacioni që ndan çmimet përballet me një situatë të tillë. Zakonisht çmimet Nobel nuk ndahen pas vdekjes. Komiteti nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me këtë, por mund të dalë së shpejti me një deklaratë.
Gjithsesi, në një ceremoni të posaçme, çmimi Nobel për Mjekësinë për vitin 2011 i është ndarë tre studiuesve, Bruce Beutler dhe Jules Hoffmann dhe Ralf Steinman për zbulimet e tyre në fushën e imunologjisë. Por sa i takon amerikanit me origjinë kanadeze, Ralf Steinman i cili u vlerësua për zbulimin e qelizave dendritike që ndihmojnë organizmin të luftojë infeksionet, ai nuk e mësoi kurrë marrjen e çmimit. Njoftimi në faqen online të Universitetit Rokfeler njfton vdekjen e tij në moshën 68 vjeçare pas katër vjet lufte me kancerin në pankreas.
Marc Tessier-Lavigne, presidenti i universitetit tha se ndjen kënaqësi për vlerësimin që iu be Steinman, por ky lajm vjen i hidhur pasi sapo mësuam nga familja për vdekjen e tij. Puna e tre shkëncëtarëve ka qenë thelbësore për zhvillimin e një tipi të ri vaksinash kundër sëmundjeve infesktive dhe përbën progress në qasjen ndaj trajtimit të kancerit. Kërkimet e tyre ndihmuan në hedhjen e themeleve për të ashtuquajturën vaksina terapeutike që stimulojnë sistemin imunitar të sulmojë tumoret.
Çmimi për Mjekësinë është i pari Nobel që shpërndahet çdo vit. Vlerësimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqen datojnë në vitin 1901, në përmbushje të testamentit të shpikësit të dinamitit dhe biznesmenit, Alfred Nobel.
Juli Prifti