E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke takimi Merkel-Sarkozi-Papandreu

Bashkimi Europian dhe FMN duket se nuk kanë ndërmend t’i japin aspak Greqisë huanë prej 8 miliardë eurosh deri sa të mbahet referendumi për planin e shpëtimit.

Sipas raportimit të bërë direkt nga Brukseli për “ABC News” nga gazetarja Erisa Zykaj, evropianët kanë mbetur të çuditur me reagimin e Greqisë, të cilës i kanë falur tashmë gjysmën e borxhit.

Dhe pyetja që shtrohet sipas saj, tani është mënyra sesi do të zhvillohet referendumi dhe sesi do të pyeten konkretisht grekët.

Brukseli dhe Uashingtoni duket se kërkojnë më parë të sigurohen që Greqia do të respektojë angazhimet e veta pasi në këtë moment Athina nuk është në gjendje të japë siguri.

“Evropianët janë përgatitur edhe për më të keqen. E po diskutojnë se çfarë do të ndodhë nëse populli grek do t’i thotë Jo planit të shpëtimit.

Por me rëndësi mbetet edhe trajtimi i këtij problemi në nivel global”, tha ajo ... (vijon)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›