Edmond Spaho per ABC News Shqiperia nuk perben asnje problem per nivelin e borxhit
Të prishësh sistemin e taksës së sheshtë, do të thotë të prishësh sistemin.
Ndërsa heqja e TVSH-së bujqësore, dëmton prodhimin vendas dhe krijon monopole.
Kështu u shpreh në studion e “ABC News” gjatë një interviste, kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho.
Sipas tij, niveli aktual i TVSH-së, është një kusur i lënë nga Partia Socialiste.
“Çdo heqje e taksës për prodhimet bujqësore do të çojë në referimin e importeve.
Duhet të ruajmë atë 50% të popullsisë që jeton në fshat dhe mendojmë se një propozim i tillë për heqjen e taksave mbi prodhimet bujqësore që mbërrin nga opozita, përbën një sulm direkt ndaj kësaj shtrese”, shtoi ai.
Duke pohuar më tej faktin se ritmi i shtimit të prodhimeve bujqësore vendase, do të jetë progresiv.
“Edi Rama duhet të japë llogari për premtimet e pambajtura dhe jo të bëjë të tjera.
Premtimet e tij duken shumë fluturuese”, përfundoi Spaho.
Pa harruar të prekë edhe idenë e hedhur nga Rama për heqjen e koncesioneve, të cilën gjithashtu e sheh si problematike, pasi bëhet fjalë për investime të kryera deri tani në vendin tonë, sipas tij.
Fryma të tilla sipas tij, që mohojnë gjithçka është bërë deri tani, janë negativiste.
“Fryma shkatërruese e Edi Ramës, nuk është aspak në të mirë të vendit”, shtoi ai.
Spaho gjithashtu foli edhe mbi çështjen borxhit, për të cilën tha se nuk ka aspak vend për alarm.
“E gjithë zhurma që po bëhet për borxhin është një flluskë sapuni, dhe qeveria shqiptare është paguese e rregullt e detyrimeve.
Shqipëria s’përbën asnjë problem për nivelin e borxhit”, tha ai.