Kriza, grekët ulin shpenzimet e argëtimit dhe të veshjeve
ATHINË- 9 nga 10 grekë dhe 7 nga 10 evropianë mendojnë se vendi i tyre është në recesion, ndërkohë që një përqindje e lartë e tyre beson se kriza do të zgjatet dhe muajt që pasojnë.
Ekonomia është shqetësimi më i madh i Evropës, ndërsa grekët janë deri tani më të shqetësuar në lidhje me perspektivat ekonomike dhe punësimin. Kjo dëshmohet në parametrat e sondazhit “Për matjen e Besimit të Konsumatorit”.
Sipas të dhënave të sondazhit, në Greqi, 1 në 4 persona tha se nuk ka para të tjera përvec atyre për nevojat bazë, ndërsa ata që kanë ende kanë ca para të hequra mënjanë, ose e i përdorin për të shlyer kreditë, ose i kursejnë, kështu që vetëm një përqindje e vogël e fondeve në dispozicion futen në tregun e produkteve dhe shërbimeve.
Pothuajse të gjithë grekët (88%) kanë ndryshuar zakonet e tyre blerëse për shkak të krizës në vazhdim, një shumicë e madhe e grekëve kanë reduktuar paratë e shpenzuara për argëtim jashtë shtëpisë (74%), për ngrënien në restorante (64% ) dhe blerjen e rrobave të reja (64%).
Ndërsa është rritur shkalla e përdoruesve të produkteve më të lira të konsumit (63%) për të përballuar mjedisin e zymtë ekonomike.
Anketa globale nga Nielsen u mbajt 3 muajt e fundit dhe përfshiu më shumë se 31 000 konsumatorë 56 vende nga Evropa, Azia, Oqeania, Amerika dhe Lindjen e Mesme.
"Tremujori i tretë i 2011 ishte shumë i paqëndrueshëm, me papunësinë në rritje në SHBA dhe krizën e borxheve në rritje në zonën e euros," tha Drejtori Rajonal për Evropën Carson Nielsen.
"Pjesa më e madhe e konsumatorëve në Evropë dhe Greqia vazhdojnë të operojnë në bazë të recesionit ekonomik, dhe kjo ka rezultuar në ulje të ndjeshme dhe të zgjatur të kostove të tyre."
(e.m/BalkanWeb)