E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksione për lirimin e bulevardeve

Policia Bashkiake ishte e pranishme në rrugën “Qemal Stafa”, mjaft problematike për qarkullimin e qytetarëve për shkak të aktivitetit të tregtarëve aty. Falë ndërhyrjes së Policisë Bashkiake, trotuaret e kësaj rruge u liruan sot plotësisht.

“Sot, Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake kanë përqendruar aksionin për lirimin e hapësirave publike, në një ndër rrugët më problematike të Tiranës, në rrugën “Qemal Stafa”. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, deri në lirimin e të gjithë hapësirave publike dhe në të gjithë rrugët e Tiranës”, u shpreh për mediat, Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

Duke iu përgjigjur interesit të medias tha se së shpejti ndërhyrjet e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike do të shtrihen në gjithë territorin e Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e ish-Bllokut./Start/

                                                                                             2011-11-02 13:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›