E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi rëndë babë e bir, arrestohet 57-vjeçari

Policia e Tiranës sqaroi se u arrestua shtetasi Shefqet Hysen Vladi, 54 vjeç, banues në Laknas, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 17.00, në fshatin Laknas dyshohet se për motive të dobëta, në bashkëpunim me djalin e tij shtetasin Valter Shefqet Vladi, 21-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, kanë plagosur rëndë me thikë dhe mjete të forta shtetasit Lazam Mat Peca, 57-vjeç, si dhe djalin e tij Adriatik Peca, 22-vjeç, banues në Laknas.

Pas kryerjes së veprës penale shtetasi Valter Vladi është larguar dhe punohet për kapjen e tij, ndërkohë që i dëmtuari aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Plagosjes së rëndë me dashje“. /Start/

                                                                                             2011-11-02 13:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›