Benzi përplaset me autobusin, dy të lënduar

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në fshatin Pishkash. Policia bëri me dije se shtetasi O.R, 35-vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka humbur kontrollin e drejtimit ku si pasojë është përplasur me mjetin tip autobus, me drejtues shtetasin P.G, 60 vjeç, lindur e banues në Korçë.
Nga përplasja e dy mjeteve është aksidentuar vete drejtuesi i mjetit shtetasi O.R, si dhe shtetasi M.K, 28-vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan që ishte si pasagjer ne mjetin tip Benz.
Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin kirurgjik Elbasan, ku morën mjekimin e nevojshëm, ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
2011-11-02 10:25