E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza i le lojtaret ne treg, ekipet oferta te pakta

Jane disa lojtare ne dileme, per te qendruar apo per t'u larguar ne nje ekip tjeter. Madje ka edhe lojtare qe jane ne treg, pa gjetur ende nje ekip tjeter. Mes tyre ka edhe emra te njohur, por kriza qe ka perfshire tregun e shitblerjeve te futbollisteve eshte evidente, aq sa levizjet e deritanishme jane te pakta. Asnje ekip i Kategorise Superiore nuk eshte perforcuar, pas merkatos se muajit janar. Kjo merkato po verteton se presidentet nuk shpenzojne shuma te medha, per te afruar lojtare neper ekipet e tyre. Tirana deri tani ka afruar vetem dy lojtare, jo emrat me te spikatur nga kontingjenti aktual. Elvin Beqiri rinovoi kontraten me Vllaznine dhe kuqeblute, jane ekipi me aktiv ne merkaton e deritanishme. Xhevahir Sukaj do te jete partner ne sulm me Boadu, nje dyshe e frikshme per mbrojtjes e seciles skuader. Elbasani gjithashtu ka perforcuar te gjitha repartet e ekipit, megjithese nje pjese jane te pakenaqur dhe ende nuk kane vendosur te qendrojne apo te largohen me ekipe te tjera. Dimamos i eshte larguar sulmuesi kryesor Sabino Plaku ne Norvegji, duke prishur planet e trajnerit Slatko Dalic. Plaku i ka shanset e pakta per te veshur fanellen e Dinamos, edhe pse pas ofertes konkrete qe i eshte bere nga klubi norvegjez, keta te fundit do te presin pergjigjen e drejtuesve te Ham-Kam, deri ne diten e fundit te merkatos. Blute kane afruar edhe sulmuesin e ri nga Argjentina, kualitetit i te cilit do te shihet gjate pergatitores se dimrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›