E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Krijimi i FSK-se me 21 janar

NATO ka konfirmuar se puna ne krijimin e Forcave te Sigurise se Kosoves do nise me 21 Janar. Zedhenesi i aleances veri-atlantike, James Appathurai, ka thene se Trupat Mbrojtese te Kosoves do te shuhen zyrtarisht me 20 janar, ndersa menjehere do te nise puna ne regrutimin e pjesetareve te ri te FSK-s. Procesi i rekrutimit sipas tij do behet ne bashkepunim mes Qeverise se Kosoves dhe KFOR-it. Zyrtaret e NATO-s jane optimist se i tere procesi do shkoje pa probleme dhe ne afat te shkurter. Sipas James Appathurai, ne procesin e themelimit, vemendje te posacme duhet t'i kushtohet faktit qe Forcat e Sigurise se Kosoves te jene nen kontrollin demokratik parlamentar. Kandidatet e ri per FSK duhet te plotesojne kushte te caktuara, ndersa zyrtaret e aleances terheqin verejtjen se, FSK-ja do kete karakter shumetnik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›