E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ideologjike e kapitalizmit perëndimor

12-07-2011 / Nga Joseph Stiglitz

Vetëm disa vjet më parë, një ideologji e fuqishme – besimi në tregjet e lira dhe të papenguara – e solli botën buzë shkatërrimit. Madje edhe në ditët më të mira, që nga fillimi i viteve ‘80 deri më vitin 2007, kapitalizmi i parregulluar i stilit amerikan u solli mirëqenie më të madhe materiale vetëm shumë të pasurve në shtetin më të pasur të botës. Ç’është e vërteta, gjatë mbizotërimit më se 30-vjeçar të kësaj ideologjie, shumica e amerikanëve u përballën me rënie të të ardhurave apo me stagnime vit pas viti. Për më tepër, rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishte ekonomikisht e qëndrueshme. Me pakësimin e aq shumë të ardhurave kombëtare amerikane, rritja mund të vazhdonte vetëm nëpërmjet konsumimit të financuar nga një mal në rritje borxhesh. Unë isha në mesin e atyre që shpresonin se, disi, kriza financiare do t’u jepte amerikanëve (dhe të tjerëve) një mësim rreth nevojës për barazi më të madhe, rregullime më të fuqishme dhe një balancë më të mirë ndërmjet tregjeve dhe qeverisë. Mjerisht, kështu nuk ndodhi. Përkundrazi, rishfaqja e ekonomive djathtiste, të nxitura, si gjithnjë, nga ideologjia dhe interesat speciale, edhe njëherë kërcënoi ekonominë globale – apo të paktën ekonomitë në Evropë dhe Amerikë, ku këto ide kanë vazhduar të lulëzojnë.
Në SHBA, kjo rishfaqje djathtiste, pasuesit e së cilës qartazi kërkojnë të shfuqizojnë ligjet themelore të matematikës dhe ekonomisë, po kërcënon të nxis rritjen e borxhit kombëtar. Nëse Kongresi mandaton shpenzimet që tejkalojnë të ardhurat, atëherë do të ketë deficit, dhe ky deficit duhet të financohet. Në vend të balancimit të kujdesshëm të përfitimeve nga çdo programi qeveritar i shpenzimeve me kostot e taksave në rritje për financimin e këtyre përfitimeve, e drejta është që të kërkohet përdorimi i një çekani – për të mos lejuar që borxhi kombëtar të rris forcën e shpenzimeve që do të kufizohej me taksa. Kjo gjë e lë të hapur pyetjen se cilat shpenzimet janë prioritet – dhe nëse shpenzimet për pagimit të interesave për borxhin kombëtar nuk janë, atëherë shfaqja e vështirësisë së kthimit të borxhit është e pashmangshme. Për më tepër, shkurtimi i shpenzimeve mu tani, në mesin e një krize në vazhdim të nxitur nga ideologjia për treg të lirë, do të prolongonte pashmangshëm vetëm rënien. Një dekadë më parë, në vlugun e një bumi ekonomik, SHBA-ja u përball me një suficit aq të madh sa që kërcënonte të eliminojë borxhin kombëtar. Shkurtimet e papërballueshme tatimore dhe luftërat, recesioni madhor, dhe kostot gjithnjë e më të larta të përkujdesjes shëndetësore – të nxitura pjesërisht nga përkushtimi i administratës së George W. Bush për t’u dhënë kompanive farmaceutike hapësirë të lirë për caktimin e çmimeve, madje edhe kur bëhej fjalë për paratë e qeverisë – shumë shpejtë e transformuan këtë suficit gjigant në një deficit rekord në kohëra paqeje.
E mjetet e deficitit amerikan u prekën menjëherë nga kjo diagnozë: Amerika u vë përsëri në punë për stimulimin e ekonomisë; përfundimin e luftërave të pakuptimta; uljen e kostove ushtarake dhe rritjen e taksave, ta paktën për shumë të pasurit. Mirëpo sikur të veprohej drejtë nuk do të ndodhte gjithë kjo, dhe në vend të gjithë kësaj do të insistohej për edhe më shumë shkurtime tatimore për korporatat dhe të pasurit, bashkë me shkurtimet e shpenzimeve në investime dhe përkrahjen sociale që e vunë të ardhmen e ekonomisë amerikane në rrezik dhe shkatërruan atë që kishte mbetur nga marrëveshja sociale. Në ndërkohë, sektori financiar amerikan ka lobuar ashpër për ta çliruar veten nga rregullimet, në mënyrë që të mund të kthehej në mënyrat e veta të dikurshme, katastrofalisht të shkujdesura. Por gjërat janë pak më mirë në Evropë. Derisa Greqia dhe të tjerat përballen me kriza, ilaçi është miratimi i pakove të kursimeve dhe privatizime, të cilat do t’i lënë shtetet që i përqafojnë ato më të varfra dhe më të prekshme. Ky ilaç ka dështuar në Azinë Lindore, Amerikën Latine dhe në vendet e tjera, dhe do të dështojë edhe në Evropë së shpejti. Ç’është e vërteta, tashmë ka dështuar në Irlandë, Letoni dhe në Greqi. Por ekziston një alternativë: një strategji e rritjes ekonomike e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Rritja do të rikthejë besimin se Greqia mund të ripaguajë borxhet e saj, duke nxitur rënien e normave të interesit dhe krijuar më shumë hapësirë fiskale për investimet e ardhshme që ndjellin rritje. Vetë rritja rrit të ardhurat tatimore dhe redukton nevojën për shpenzime sociale, siç janë përfitimet për të papunët. Dhe besimi se kjo gjë do të sjellë mirëqenie çon drejt një rritje të mëtutjeshme. Fatkeqësisht, tregjet financiare dhe ekonomistët djathtistë e trajtojnë problemin pikërisht nga bishti: ata besojnë se kursimet prodhojnë besim dhe se besimi do të prodhojë rritje. Mirëpo kursimet rrezikojnë rritjen, duke përkeqësuar pozitën fiskale të qeverive, apo sjellë përfundimisht më pak përmirësime se sa mbrojtësit e kursimeve premtojnë. Në të dy rastet, besimi rrezikohet, dhe spiralja në rënie vihet në funksion. A kemi ne në të vërtetë nevojë për një eksperiment të kushtueshëm idesh që kanë dështuar vazhdimisht? Nuk do të duhej, por gjithnjë e më shumë duket se do të duhet të pësojmë edhe njëherë. Dështimi si i Evropës ashtu edhe i SHBA-së për t’iu kthyer rritjes së fuqishme do të ishte i keq për ekonominë globale. Dështimi i që të dyjave do të ishte katastrofave – edhe në rast se shtetet e mëdha me tregjet në lulëzim kanë arritur rritje të mjaftueshme për të mbajtur veten. Fatkeqësisht, derisa mendjet më të ndritura të mos mbizotërojnë, ky është shtegu drejt së cilit bota po niset.

Joseph E. Stiglitz profesor në Universitetin Columbia, laureat i çmimit Nobel për ekonomik dhe autor i librit “Rënia e lirë: Tregjet e lira dhe fundosja e ekonomisë globale. Marrë nga “Project Syndicate"

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›