Zvicra jep 2.2 milione euro per arsimin profesional
Qeveria zvicerane jep 2.2 milione euro per te financuar arsimin profesional ne vendin tone. Per kete qellim u nenshkrua dje nje marreveshje mes ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj atij te Punes Spiro Ksera dhe ambasadores zvicerane Yvonna Enzler.
Projekti do te vazhdoje deri ne qershor te vitit 2014 dhe parashikon qe ne kualifikimin profesional te perfshihen edhe bizneset private per praktika dhe formim ne pune. Ky eshte projekti i dyte i financuar nga qeveria zvicerane ne fushen e arsimit profesional. Sipas ambasadores Enzler gjate projektit te pare u zhvilluan kurse profesionale me rreth 30 mije vete.