Vllaznia e Tirana në hetim
Dy klube shqiptare, Vllaznia dhe Tirana janë përfshirë zyrtarisht në hetimin e organizuar nga UEFA për dyshime në fiksimin e rezultateve, ku sipas qeverisë së futbollit europian janë shtatë ndeshje ndërkombëtare. Përveç dy klubeve shqiptare janë dhe FC Dinaburg e Letonisë, NK IB Ljubljana e Slovenisë dhe Budapest Honved i Hungarisë. UEFA kishte hartuar një listë paraprake prej 40 ndeshjesh të dyshuara përpara se të hartonte listën me shtatë ndeshje që tashmë janë nën hetim, ku tre prej tyre i përkasin dy ekipeve shqiptare: Vllaznia (2, në Ligën e Europës) dhe Tirana (1, në Ligën e Kampioneve). UEFA i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit informacione të posaçme në lidhje me ndeshjet e dy ekipeve shqiptare të dyshuara, Vllaznia e Tirana. UEFA dyshon se ndeshja e kthimit e turit të dytë kualifikues midis Stabaek dhe Tiranës, e përfunduar 4-0 në favor të norvegjezëve është e trukuar. Takimi është luajtur, më 21 korrik 2009. Takimi i parë në “Qemal Stafa” kishte përfunduar 1-1. UEFA futur në listën e saj të hetimeve edhe të dyja ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Europës midis Rapidit të Vjenës dhe Vllaznisë së Shkodrës, të fituar nga skuadra austriake 5-0 në Vjenë dhe 3-0 në Shkodër. Bashkë me këto janë dhe ndeshjet Bnei Yehuda Tel-Aviv FC - Bnei Yehuda Tel-Aviv FC dhe NK IB Ljubljana and Metallurg Donetsk. Sipas revistës gjermane “Focus”, Lista e manipulimeve është e gjatë dhe përfshin një gamë të gjerë kampionatesh. Nga 200 ndeshjet e dyshuara, 32 prej tyre janë në Gjermani, 28 në Zvicër, 29 në Turqi, 17 në Belgjikë, 14 në Kroaci, 13 në Hungari, 11 në Austri, 8 në Bosnjë dhe 7 në Kroaci.Në Gjermani: katër në Bundesligën 2, tre në Bundesligën 3, 18 në Regionalliga, pesë në Oberliga dhe dy në ndeshjet e të rinjve U19. Në Zvicër janë 22 ndeshje në Ligën e dytë dhe gjashtë në takimet përgatitore. Në Austri janë 11 në ligën e parë dhe të dytë
7 ndeshje
Shtatë ndeshje, një e kualifikueseve të Ligës së Kampioneve dhe gjashtë të tjera të kualifikueseve në Ligën e Europës, të gjitha të luajtura midis 16 korrikut dhe 6 gushtit të vitit 2009, janë nën hetim nga UEFA.
Pesë klube
UEFA pas një takimi me zyrtarë të lartë nga nëntë federata futbolli, bëri të ditur emrat e pesë klubeve që janë nën hetim e sipër: Vllaznia e Tirana nga Shqipëria, FC Dinaburg e Letonisë, NK IB Ljubljana e Slovenisë dhe Budapest Honved i Hungarisë.
SHTATË NDESHJET E DYSHUARA
Liga e Kampioneve
Turi i dytë kualifikues
Stabaek- Tirana 4-0 (21.07.2009)
Liga e Europës
Turi i dytë kualifikues
Bnei Yehuda Tel-Aviv – Dinaburg (16.07.2009)
Dinaburg- Bnei Yehuda Tel-Aviv (23.07.2009)
Rapid Vien – Vllaznia 5-0 (16.07.2009)
Vllaznia- Rapid Vien 0-3 (23.07.2009)
Rapid Vien – Vllaznia 5-0 (16.07.2009)
Vllaznia- Rapid Vien 0-3 (23.07.2009)
Liga e Europës
Turi i tretë kualifikues
Ljubljana - FC Metalurh Donetsk (06.08.2009)
Fenerbahçe - Budapest Honved (30.07.2009)
Hetim në Kroaci
Policia kroate hapi një hetim zyrtar për të verifikuar zërat mbi ndeshjet e trukuara në futbollin vendas pasi një rrjet i organizuar mirë operonte në nëntë vende të Europës. Në Kroaci janë 14 ndeshje të dyshuara nga 200 në total. Policia kroate bëri të ditur se kishte arrestuar sllovenin Dragan Miheliç të kërkuar nga drejtësia gjermane.
Arrestime në Kinë
Policia kineze arrestoi katër persona në kuadër të një hetimi në lidhje me rezultatet e parafiksuara në futboll. Në Shenyang, kryeqytet i provincës Liaoning, sipas policisë, përfunduan në pranga disa ish-futbollistë.
3 gjyqtarë nën hetim
Të paktën tre gjyqtarë futbolli dhe një person tjetër i lidhur me UEFA-n, janë vënë në hetim për fiksimin e ndeshjeve. Lajmi u bë i ditur nga UEFA, që nuk dha emrat e tyre.
FSHF heton Lushnja– Bylis
Pas shkëmbimit të akuzave midis drejtuesve të lartë të Lushnjës (Albert Sanxhaku) dhe Bylisit (Besnik Kapllanaj) për blerje të ndeshjeve, Federata Shqiptare e Futbollit nisi çeljen e çështjes hetimore për ndeshjen që do të zhvillohet midis KF Lushnja dhe KF Bylis. FSHF-ja ngarkoi dy inspektorët e Disiplinës të kryejnë veprimet hetimore për këtë çështje. “Dy inspektorët e disiplinës pasi janë njohur me çështjen dhe janë nisur që sot në Lushnjë për të kontaktuar me drejtuesit dhe futbollistët e FK Lushnjës dhe për të mbledhur materialet e nevojshme në lidhje me këtë hetim. Ata do të kontaktojnë edhe me drejtuesit e klubit të Bylisit të cilët akuzohen se anë tentuar të blejnë katër futbollistë lushnjarë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme të fundjavës Lushnja – Bylis”, - thuhej në komunikatën e FSHF-së.
REAGIMET
Fushaj: “Jemi të pastër”
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, në reagimin e tij pas publikimit nga UEFA të klubit shkodran në listën e gjashtë ekipeve që kanë fiksuar rezultatet e ndeshjeve. “Lajmin e mora vesh nga mediat. Është diçka e habitshme. Jemi të qetë për të pritur vendimin. Jemi të pastër. Kemi qenë gjithmonë kështu”, - deklaroi Fushaj gjatë një prononcimi telefonik për televizionin “Neës 24”. Përsa i përket humbjes 5-0 me Rapidin e Vjenës, ndeshje që figuron në listën e dyshuar, Fushaj sqaroi: “Për shkak edhe të dëmtimeve e mungesave kemi luajtur me lojtarë 17-19-vjeçarë. Ekipi u munda të bëjë më të mirën. Përsa u përket dyshimeve nuk kemi lidhje. Edhe Rapidi i Vjenës humbi 5-1 me Hapoel Tel Aviv në Izrael dhe 3-0 në Vjenë”. Në lidhje me një ndonjë penalizm të mundshëm, nëse dyshimet për shitje ndeshjesh vërtetohen, Fushaj ripërsëriti: “Nuk ka asnjë shkak për të qenë të vërteta. Jemi të pastër. Delegati i UEFA-s ka bërë raporte pozitive. Nuk kemi pse të shqetësohemi”.
Halili: “I hapur për çdo hetim”
Menjëherë pasi UEFA ka nisur hetimet për duke publikuar edhe dy emrat e ekipeve shqiptare Tirana dhe Vllaznia ka reaguar në Televizionin “Ora Neës”, presidenti i Tiranës Refik Halili. Halili është shprehur se ai dhe Tirana është e hapur për hetimin e UEFA-s dhe kërkon që UEFA ti shkoj deri në fund këtij hetimi dhe në rast se do të nxirren konkluzione dhe do të mësohet se ndeshja ka qenë e trukuar ndaj Stabaek përgjegjësit të shkojnë para ligjit. “Unë jam i hapur për çdo hetim, por mund t’ju them se kjo është dhe një tendencë kundër meje dhe jo klubit Tirana, por mund të them me përgjegjësi të plotë se Tirana kurrë nuk ka shitur ndeshje dhe Tirana është skuadra model e futbollit shqiptar”. Halili ka theksuar se në Shqipëri ka pronarë klubesh që janë njëkohësisht edhe pronarë të kompanive të basteve dhe kjo sipas tij duhet hetuar. Në Norvegji kemi luajtur më shumë mungesa ju e dini që kemi luajtur me lojtarë të rinj pasi kishim të dëmtuar disa nga titullarët e njohur si Muka, Muzaka, Devolli apo edhe Migen Memelli”
26 Nentor 2009