E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza këmbëkryq, ulen të ardhurat 200 milionë euro, shkurtohen shpenzimet 300 milionë euro

Mungesa e investimeve dhe dështimi në mbledhjen e tatim taksave, zhytin në krizë financat publike

Kiza ekonomike ngërthen ekonominë shqiptare. Të ardhurat regjistrojnë një ulje prej 200 milionë euro dhe shpenzimet janë shkurtuar me 300 milionë euro.

Për herë të parë që prej kohës së piramidave, buxheti është ndryshuar me shkurtime të shpenzimeve dhe ulje të të ardhurave. Mungesa e investimeve nga ana e biznesit, e për pasoja ulja e ndejshme në mbledhjen e të ardhurave në sistemin fiskal, mungesa e zhdoganimeve kanë çuar ekonominë drejt kolapsit. Këto zëra ishin parashikuar të mbuloheshin me Eurobondin prej 400 milionë eurosh që qeveria parashikoi të merrte në tregun ndërkombëtar. Një tjetër zë që ka regjistruar pasoja negative për buxhetin është edhe turizmi, sektori i cili edhe pse është cilësuar si prioritar nga qeveria gjatë këtij viti për shkak të krizës ka shënuar rënie, duke mos lejuar rialokimin e një pjese të konsiderueshme të të ardhurave. Por dështimi i tij detyroi qeverinë dhe Ministrinë e Financave të shkurtojë shpenzimet në masa drastike, duke shpëtuar buxhetin në afatshkurtër dhe zhytur ekonominë në afat mesëm.


Buxheti në krizë
Kriza e thellë ekonomike ku është zhytur jo vetëm biznesi por të gjithë aktorët e ekonomisë, është pasqyruar në ndryshimet e buxhetit të prezantuar dje në Komision e Ekonomisë nga kreu i financave, Ridvan Dode. Vëllimi i shpenzimeve kapitale do të jetë zëri që do të ndjejë tkurrjen më të madhe. Shpenzimet kapitale do të zvogëlohen me rreth 19 miliardë lekë, nga 86 miliardë të programuara në fillim të vitit. Ajo që ka ndodhur në investimet publike është bllokimi i tenderimeve të reja, hapja e veprave të reja dhe intensifikimi në financimin e veprave ekzistuese. Në këtë buxhet me gjithë shkurtimin e shpenzimeve që kemi bërë, ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për veprat në proces i janë shtuar dhe 4.3 miliardë lekë, tha Bode. Në shkurtimin e të ardhurave të buxhetit uljen më të madhe e kanë tatimet e doganat. Shkurtim pësojnë edhe sigurimet shoqërore dhe të ardhurat e pushtetit vendor.


Borxhet
Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se niveli i borxhit është 59. 5 për qind i GDP-së. Gjatë prezantimit të projektligjit për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2010 në komisionin e ekonomisë, shefi i financave tha se ky nivel do të ruhet gjatë 2010, dhe se nuk përbën problem", ndërsa parashikonte se deri më "2013 ky borxh të zbresë në 54 për qind". Rishikimi i buxhetit parashikon që rritja ekonomike të jetë 4.1 për qind, nga 5.5 për qind që ishte programuar në buxhetin e fillimvitit 2010. Sipas zotit Bode parashikohet ulje prej 20 miliardë lekë e investimeve publike. Të ardhurat në buxhetin e shtetit parashikohen të ulen në 27. 3 miliardë lekë. Gjithashtu parashikohet ulje të shpenzimeve deri në 39 miliardë lekë. Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2010, është 76 256 milionë lekë. Sipas tabelës, për financimin e projekteve të huaja 33 311 milionë lekë, për mbështetjen buxhetore është 39 310 milionë lekë. Sipas të njëjtave burime kufiri për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, është 2 830 milionë lekë. Ndërkohë kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra të jashtme të papaguara, është 1 676 milionë lekë. Ndërsa ulja e stokut të borxhit, si rezultat i rivlerësimit të valutës, është 8 870 milionë lekë dhe kufiri i stokut të borxhit shtetëror parashikohet të arrijë nivelin 701 881 milionë lekë.

Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit
Shpenzimet korrente                                       231 017 milionë lekë
Shpenzimet kapitale                                         86 062  milionë lekë
Fondi rezerv렠                                                   2 500 milionë lekë
Fondi i kontingjencës për ruajtjen e deficitit         2 730 milionë lekë
Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve        5 720 milionë lekë

Katër privatizimet që shpëtuan buxhetet e mëparshme
Buxhetin e shtetit në vitet e mëparshme e kanë shpëtuar privatizimet. Privatizimet e katër operatorëve të rëndësishëm në treg, siç ishte Banka e Kursimeve, Albtelekom, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë dhe hyrja e Vodafonit në treg. Kështu privatizimi Bankës së Kursimeve me vlerën 139 milionë euro shërbeu për të shtuar investimet dhe shpëtimin e buxhetit nga kriza. Një tjetër investim me vlerë të konsiderueshme për buxhetin ishte edhe privatizimi i Albtelekom me vlerë 120 milionë euro vetëm për 76 për qind të aksioneve, pasi 24 për qind e aksioneve do mbetën në dorë të shtetit shqiptar Kontratë me konsorciumin turk, për të shitur 76 për qind të kompanisë shtetërore Albtelekom, për shumën e 120 milionë eurove. Calik Enerji ishte kompania e vetme ndërkombëtare që bëri një ofertë për të blerë aksione të Albtelekomit. Në analizën gjashtëmujore të asaj kohe pas përfundimit të raportit, Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, dha dy variante lidhur me kontratën e shitjes. Ai theksoi se në rast se në raportin e kompanisë Deloitt&Touche janë respektuar procedurat për privatizimin e Albtelekom-it, atëherë qeveria shqiptare do të rinegocionte drejt përfitimit më të madh në favor të shitësit që në këtë rast është qeveria shqiptare. Më pas ishte privatizimi i sistemit të shpërndarjes së energjisë nga CEZ group është krijuar në vitin 2003 dhe kryeson listën përsa i përket fushës energjetike në Evropën Qendrore. CEZ group ka në vetvete edhe tre kompani të tjera, në Bullagri, Rumani dhe Poloni.  CEZ Group plotësojnë nevojat për energji elektrike për rreth 3.5 milionë konsumatorë, në një kohë që kapacitetet gjeneruese të kompanisë shkojnë deri në 12.298 MË. Kompania ceke vepron gjithashtu edhe në dy impiante nuklearë, të cilat sollën një rritje të prodhimit të energjisë me rreth 50 %. Investimet që çekët kanë planifikuar përsa i përket 15 viteve të ardhshme shkojnë deri në 1 miliardë euro. Hyrja e kompanisë së telefonisë celulare Vodafon në tregun shqiptar shënoi një rritje të zërit të të ardhurave për buxhetin e shtetit, duke e nxjerrë këtë të fundit nga rreziqet. Kanë qenë pikërisht këto privatizime të realizuar pothuajse në çdo vit i kanë dhënë një hov buxhetit dhe në ndërhyrjet e tij në mes të vitit qeveria ka pasur luksin të rrisë zërin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë edhe të të ardhurave. Dështimi i privatizimit të INSG dhe dështimi i Eurobondit të parë shqiptarë janë dy arsyer kryesore që detyruan ministrinë e Financave të pranojë disfatën, të shkurtojë shpenzimet e të ulë të ardhurat, por pa pranuar në asnjë rast se ekonomia shqiptarë shqiptare është në vështirësi e madje edhe në krizë. 

Bode: Do ulim borxhin 3. 1 për qind
Deficit vjetor zbret në nivel 3.1 për qind të PBB që përbën nivelin më të ulët, jo vetëm të programuar por dhe të realizuar historik për vendin tonë, nga 4 për qind që ishte programuar në këtë vit. Ndryshimet u prezantuan përpara Komisionit nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Bazuar në kërkesën e Komisionit Evropian për të bërë kujdes me menaxhimin e buxhetit, si dhe nëpërmjet përdorimit racional të stimujve fiskalë, gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti është shënuar një rritje e ndjeshme e eksporteve për të gjitha produktet shqiptare, duke përfshirë edhe industrinë vendase. Bode nënvizoi se kjo e rritje e eksporteve shoqëruar me rritjen e importeve në nivelin 8 për qind ka sjellë për rrjedhojë përmirësimin e ndjeshëm të bilancit tregtar dhe bilancit të pagesave. Më tej, ministri i Financave nënvizoi se është regjistruar rritje e investimeve të huaja direkte, që është evidentuar edhe nga Banka e Shqipërisë. Përsa i takon rritjes së të ardhurave, Ministri sqaroi se kjo rritje ka qenë konsistente me 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë rritur me 24%. "Deficit vjetor zbret në nivel 3.1 për qind të

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›