E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana prodhon 190 mijë ton mbetje urbane, asnjë plan masash për riciklimin

Ambientalistët: Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës indiferente, në vend prodhohet vetëm 1 për qind e letrës që konsumohet

Vetëm kryeqyteti prodhon sot rreth 190, mijë ton mbetje urbane ose afro 30 për qind të mbetjeve urbane në të gjithë vendin. Nëse këto mbetje urbane do të mund të ricikloheshin atëherë të gjithë ne, do të mund të thithnim më pak ajër të ndotur e

nuk do të vuanim nga gjithfarë sëmundjesh që për çdo ditë na shkurtojnë në mënyrë drastike jetën. Lidhur me procesin e riciklimit i cili në vendin tonë aplikohet shumë pak ambientalistë të ndryshëm deklarojnë se nga Ministria e Mjedisit por edhe nga Bashkia e Tiranës nuk është marrë asnjë masë për mbarëvajtjen e këtij procesi e për zgjerimin e degëve ku përpunohen mbeturinat urbane, degë të cilat në vendin tonë janë shumë të pakta. Sipas ambientalistit Xhemal Mato riciklimi i mbetjeve urbane duket se është harruar krejt e për këtë proces i cili do të reduktonte në masë ndotjen në vend nuk kujtohet asnjë prej institucioneve shtetërore. Sipas ambientalistit Mato Bashkia e Tiranës përveç një projekti me fëmijët e shkollave nëntëvjeçare të kryeqytetit fushatë gjatë së cilës u shpërndanë vetëm disa fletushka në shenjë sensibilizimi dhe nuk u bë asgjë tjetër. Ndërkohë sipas ambientalistit shumica e plehrave digjen dhe kjo nuk është mënyra  duhur që mbetjet të asgjesohen. Ndër të tjera ambientalisti thekson faktin se nëse riciklimi apo përpunimi i mbeturinave do të ishte një proces i vazhdueshëm dhe në vendin tonë, atëherë vetëm në rastin e riciklimit të letrës, del se duke ricikluar 5 mijë ton letër në vit mund të kursehet mjaftueshëm energji për të mbajtur 5 mijë shtëpi 3+1 m elektricitet për një vit. Po kështu mund të kursehen 150 milion litra ujë, mund të ruhen nga prerja 85 mijë pemë së fundmi do të reduktoheshin masat e mëdha të plehrave urbane që mbizotërojnë kudo në pothuajse të gjitha qytetet e vendit. Sipas të dhënave statistikore në vendin tonë riciklohen vetëm një përqindje shumë e pakët e mbeturinave urbane duke theksuar këtu vetëm 4 për qind e metaleve, 2 për qind  plastikeve dhe në fund vetëm 1 për qind e letrës. Sipas ambientalistëve nëse procesi i riciklimit do të ishte më i përhapur në vend e organet shtetërore do të ishin më tepër të interesuara duke marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e këtij procesi atëherë edhe ndotja në vend do të ishte më e zbutur dhe për më tepër qytetarët sidomos ata të kryeqytetit nuk do të vuanin kaq shumë ambientin tejet të ndotur  m probleme në të gjitha qytetet e vendit.


Riciklimi
Riciklimi është procesi i ripërpunimit të mbeturinave. Kohët e fundit ky proces ka një zhvillim të gjerë në shumë fusha industriale, të hekurit, drurit, plastikës, të qelqit për të përmendur këtu më të rëndësishmet. Për ta bërë sa më të thjeshtë këtë proces dhe ripërfitimin e materialeve të riciklueshme është vënë në funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave në kontenitorët përkatës, letër, qelq, plastike apo mbetjet e njoma që janë mbetjet ushqimore. Në vendin tonë deri më tani mungon kjo gjë edhe pse jo më shumë se një vit më parë  Bashkia e Tiranës ndërmori një projekt ku aktivizoi punëtorë romë për shpërndarjen e kazanëve të veçantë të cilët do të qëndronin në krah me kazanët normalë të Bashkisë e në to do të futshin të ndara mbeturinat sipas llojit. Sipas ambientalistëve riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tonë. Grumbullimi i mbeturinave sjell një mjedis më të pastër për ne e fëmijët tanë, kurse riciklimi i tyre mbron burimet e pasuritë natyrore që të mos shteren kurrë.

Arta AGOLLI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›