E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, liderët europianë : Viti 2012 do jetë më i rëndë

Liderët evropianë kanë vlerësuar se viti i kaluar ka qenë mjaft i rëndë, por parashikojnë se ky vit do të jetë edhe më i rëndë. Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe ai Italian Georgo Napolitano kanë paralajmëruar se Evropa do të përballet me testin e saj më të rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore.
Italia, ekonomia e tretë e eurozonës është në qendër të të krizës së borxhit dhe qeveria e kryesuar nga kryeministrit teknokrat Mario Monti ka miratuar një paketë kursimesh prej 33 miliardë dollarë për të mbajtur borxhin nën kontrioll.
Por italianët tashmë e kanë ndjerë efektin e rritjes së çmimeve si pjesë e masave shtrënguese ne vend.
"Unë e shoh që gjërat janë në një gjendje shumë të keqe. Tregut është bosh, dyqane janë bosh, njerëzit thjesht nuk kanë ndonjë para" tha një shitës në një treg të Romës.
Masat e marra nga qeveria iotaliane përfshijnë çmime më të larta të benzinës, rritjen e shitjeve dhe taksat e pronës, si dhe shkurtime në pensionet. Nafta ka arritur çmime rekord me rreth 1 € 74 cent për litër. Ndërkohë tre prej sindikatave më të mëdha vlerësojnë se 30-40,000 njerëz kanë për të humbur vendet e punës këtë vit, duke paralajmëruar kështu për më shumë greva.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›