E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza mazhorance-opozite fajesojne njera-tjetren

Hazhinasto PS pengon integrimin Xhacka Ne e kemi bere oferten tone


TIRAN- Ministria e Jashtme dhe Partia Socialiste replikuan ne distance per pergjegjesine e zgjidhjes se krizes politike ne vend. Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto i kerkoi dje opozites qe te bashkepunoje per proceset politike te vendit. Sipas Haxhinastos Bashkimi Europian eshte duke formuar opinionin per marrjen e statusit te vendit kandidat te Shqiperise.


Mazhoranca pret qe opozita te tregoje pergjegjshmerite qe ka perpara shqiptareve me qellim qe axhenda e integrimit te shqiptareve te mos ngelet peng e individeve te caktuar dhe axhendave personale te tyre theksoi ai. Per shefin e diplomacise shqiptare pritshmeria per bashkepunimin me opoziten per proceset integruese te vendit eshte e madhe.


Ka nje pritshmeri te qarte qe te kete nje bashkepunim midis opozites dhe mazhorances ka nje pritshmeri qe opozita te angazhohet ne nje proces normal politik dhe miratues te legjislacionit per sa i takon ceshtjeve kryesore me te cilat perballet vendi por ne menyre te vecante qe kane te bejne me reformen zgjedhore- u shpreh Haxhinasto.


Nderkohe ministri i Jashtem shprehu besimin se brenda vitit liberalizimi i vizave do te konkretizohet per shqiptaret te cilet sipas tij do te kene mundesi qe te levizin te lire brenda hapesires Shengen. Ne te gjitha keto takime mora garancine se brenda fundit te ketij viti shqiptaret do te levizin pa viza ne hapesiren Shengen.


Ata vleresuan ne menyre te vecante progresin e bere nga Shqiperia dhe realizimin e te gjitha detyrimeve ne kuader te liberalizmin te vizave deklaroi ministri. I menjehershem ka qene reagimi i selise roze nepermjet deputetes Olta Xhacka e cila sqaroi se pergjegjese per situaten politike ne vend ku eshte bllokuar zbatimi i rezolutes se PE-se eshte mazhoranca duke mos ngritur komisionin hetimor.


I kujtojme ministrit te Jashtem se Rezoluta e fundit e PE kerkon ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit me shumice ne drejtimin e opozites dhe eshte mazhoranca ajo qe ka bllokuar zbatimin e kesaj rezolute.


Po ashtu edhe letra e fundit e komisionerit Fule drejtuar Sali Berishes i kerkon kryeministrit zgjidhjen e krizes permes bashkepunimit dhe konsensusit per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit por keto Haxhinasto i di mire sepse komisioneri Fule ia ka thene balle per balle vetem pak dite me pare- tha Xhacka.


Sipas saj PS-ja e ka bere oferten per zgjidhjen e krizes ndersa shtoi se ne nje kohe kur Europa i kerkon kryeministrit Berisha te zgjidhe krizen ky i fundit e mohon ate. Opozita e ka bere tashme oferten e saj per zgjidhjen e krizes ne perputhje te plote me rezoluten e PE por e keqja qendron ne faktin se Europa flet per krizen dhe kerkon zgjidhjen e krizes nga Sali Berisha kryeministri i vendit ka zgjedhur te besoje se vendi nuk eshte ne krize- u shpreh deputetja socialiste Olta Xhacka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›