Pakti detar Kuvendi i kerkon llogari Haxhinastos

Deputetet kerkojne informacione per grupin e punes qe ka marre pjese ne marreveshjen e pare dhe procesverbalet e takimeve. Kerkesa eshte dorezuar me date 5 tetor dhe ende nuk eshte kthyer pergjigje
TIRAN- Komisioni i Sigurise i ka derguar Ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto nje kerkese ku i kerkon sqarime per marreveshjen e ujerave. Letra. sipas rregullores se Kuvendit i eshte derguar me pare kryetares Jozefina Topalli. e cila me pas ja ka paraqitur Ministrise se Jashtme.
Letra mban daten 5 tetor dhe nuk eshte kthyer ende asnje pergjigje. Nenkryetari i Komisionit te Sigurise Ilir Gjoni e ka bazuar kerkesen e tij ne rregullore sipas se ciles cdo deputet ka te drejte ti beje pyetje Kryeministrit ose cdo anetari tjeter te Keshillit te Ministrave.
Deputetet ia paraqesin pyetjet Kryetarit te Kuvendit i cili ve ne dijeni anetarin e Keshillit te Ministrave te cilit i drejtohet pyetja. Ministri i Jashtem z. Haxhinasto kohet e fundit ka deklaruar ne media se ne kontaktet me palen greke kane shprehur se vendimi i Gjykates Kushtetuese e ben te domosdoshme gjetjen e nje zgjidhje tjeter... dhe ka shprehur gatishmerine per te perfshire edhe mundesine e rinegocimit te marreveshjes.
Nisur nga sa siper dhe nga fakti se vendimi i Gjykates Kushtetuese per ceshtjen ne fjale eshte teresisht ezaurues kerkoj prej Kryetarit te Kuvendit ti percjelle Ministrit te Puneve te Jashtme Z. Edmond Haxhinasto te jape pergjigje per ceshtjet e meposhtme thuhet ne letren qe Komisioni i Sigurise i ka drejtuar ministrit te Jashtem.
Shefi i diplomacise shqiptare pyetet nese ne ministrine qe ai drejton eshte analizuar vendimi i Gjykates Kushtetuese qe hedh poshte marreveshjen e Detit me Greqine. Nje tjeter pike e kerkeses se socialisteve eshte edhe per pergjegjesite e marreveshjes se pare te paktit me Greqine e cila u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.
A kane dale pergjegjesite konkrete per institucionet dhe/ose individet qe cuan ne marrjen e nje hapi te tille me pasoja te renda per interesat kombetare te vendit tone thuhet ne kerkesen qe i eshte derguar Ministrise se Jashtme.
Duke sjelle ne vemendje nje urdher te kreut te qeverise Sali Berisha per marreveshjen detare mes dy vendeve fqinje Shqiperise dhe Greqise Nenkryetari i Komisionit te Sigurise i kerkon ministrit shkelesit e urdhrit te tij per ngritjen e grupit te punes qe ka marre pjese ne percaktimin e kufijve sipas marreveshjes se pare dhe sa takime kane zhvilluar dy grupet negociatore dhe a ekzistojne procesverbalet e ketyre takimeve.
Perse dhe kush e ka shkelur Urdhrin e Kryeministrit nr.135 te dates 23 Gusht 2007 per ngritjen e grupit nderinstitucional te punes per percaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje Sa takime zyrtare jane zhvilluar kush ka marre pjese ne to a ka pasur specialiste te kualifikuar per te drejten e detit ne grupin negociator a ekzistojne procesverbalet e ketyre takimeve dhe a jane shqyrtuar ato per te nxjerre pergjegjesite e kujtdo qe me apo pa qellim ka marre nje vendim pasojat e te cilit do te kishin impakt jashtezakonisht negativ per sigurine dhe interesat tona kombetare thuhet ne letren e derguar te Komisionit te Sigurise per Ministrin e Jashtem Haxhinasto.
Mazhoranca rrezikon te mos kete votat e mjaftueshme ne parlament per te miratuar marreveshjen e re
PDU Votat tona kunder paktit me Greqine
TIRAN- Edhe dy deputetet e Partise Drejtesi per Unitet Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri deklaruan votat kunder marreveshjes se re e cila ka filluar te negociohet nga qeveria shqiptare me palen greke edhe pse ashtu si marreveshja e pare nuk jane bere ende publike detajet e negociatave. Ne e kemi quajtur kete durimin moral dhe brenda programit tone qe te mbeshtesim mazhorancen.
Sigurisht qe kemi ruajtur qendrimet tona te pavarura kemi qene kunder Marreveshjes se Ujerave jemi kategorish kunder regjistrimit te popullsise ne baze etnike dhe fetare por do te mbajme qendrimet tona konform programit te cilet ne kemi thene se jemi te hapur me gjithe spektrin politik shqiptar dhe raportet tona kushtezohen me cka ne marrim per programin tone theksuan dy deputetet came.
Lidhur me regjistrimin e popullsise mbi baza etnike deputetet came deklaruan se Partia per Drejtesi dhe Unitet eshte kunder projektit per regjistrimin e popullsise qe pritet te nise ne Prill te vitit 2011.
Ata lajmeruan se ne ditet ne vazhdim do te kerkojne edhe nje interpelance me Ministrin Genc Pollo. Nuk jemi kunder regjistrimit te popullsise ne parim por jemi kunder menyres sesi do behet kjo.
Ne po behemi gati per nje interpelance ne parlamentin shqiptar me ministrin perkates qe mbron kete nisme te qeverise shqiptare nuk jemi kundra regjistrimit te popullsise ne parim por jemi kunder menyres se si ai eshte servirur dhe kohen ne te cilen ai po behet.
Pra te jeni te bindur qe ky vektor i joni dhe kjo pergatitje e jona per nje interpelance eshte hapi i pare ne ate beteje publike qe ne do te bejme per te sensibilizuar opinionin publik dhe vendimmarrjen shqiptare ne menyre qe ky proces te jete sa me ne favor te shqiptareve dhe mbi te gjitha ne favor te realitetit- sqaruan dy deputetet e PDU-se.
Edhe pse kreu i qeverise ka deklaruar se mazhoranca i ka ende votat e saj te sigurta pas largimit te dy deputeteve Sterkaj e Prifti me kundershtimin e marreveshjes edhe nga dy deputetet e PDU-se miratimi i tyre behet pothuaj i pamundur. Nderkohe nga ana e saj PS ka shprehur kundershtimin e marreveshjes dhe ka kerkuar me shume transparence per kete proces.