Nano Jam shofer i Metes prisni surpriza

Debati i plote i ish-kreut te PS dhe gazetareve pas daljes nga takimi me kreun e LSI Ilir Meta
Gazetari Zoti Nano pse qendruat kaq gjate ne takim me zotin Meta
Fatos Nano Ju e dini qe une me zotin Meta jemi te martuar keshtu qe...
Gazetari Po nje urim per martesen ne fundjave te zotit Rama
Fatos Nano Ne presim me simpatine e duhur te gjitha dasmat. Dhe nuk mendoj qe kemi te njejten dasme ne mendje apo jo...
Gazetari A jeni i ftuar ne dasme
Fatos Nano Dasmat jane te hapura sidomos keto te tretat...
Gazetari A diskutuat per situaten politike
Fatos Nano Po prisni surpriza.
Gazetari Qe do te thote do te ktheheni ne politike
Fatos Nano Une jam shofer i zotit Meta...
Gazetari Pervec kesaj jeni shofer i tij dhe ne politike
Fatos Nano Qesh Kjo eshte pyetje me e komplikuar se sa kaq. Meta qesh
Fatos Nano Po ju jeni televizione te majta
Gazetari Nga mazhoranca dhe te paanshem.
Fatos Nano Nuk me dukeni shume te qeshur.
Zevendeskryeministri Ilir Meta dhe ish-kryetari i PS Fatos Nano takohen se bashku ne takimin e dyte brenda tre muajve
Nano takohet me Meten pakt kunder Rames
Perreth shtate ore dy politikanet thuren planin kunder kreut aktual te PS. Zbardhet strategjia e tyre
TIRAN- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta dhe ish-kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano rishfaqen serish se bashku por kete radhe edhe me nje plan te perbashket. Perreth shtate ore Ilir Meta dhe Fatos Nano kane diskutuar se bashku per situaten aktuale politike.
Ne oren 1400 te dites se djeshme zevendeskryeministri dhe ish-kryeministri u jane drejtuar nje lokali te njohur te kryeqytetit prapa ministrise se Arsimit dhe Shkencave. Per nje takim VIP si ky i djeshmi lokali ka mbyllur dyert e brendshme per te gjithe klientet e tjere.
Askush nuk eshte lejuar te hyje brenda deri ne oren 2100 te mbremjes ku edhe dy politikanet kane mbaruar biseden e tyre. Bisedat mes dy miqve rivaleve te betuar dhe serish miqve te mire kane qene teper te ngrohta dhe me tone humori. Gjate bisedimeve ne ambientet rreth lokalit degjoheshin dhe te qeshurat e medha te dy politikaneve.
Takimet Meta-Nano vijne gjithmone kur ka ngjarje te rendesishme politike dhe ky takim koke me koke e kishte nje qellim te tille. Burime te aferta prane dy politikaneve bejne te ditur se ky takim eshte ne vijim te takimit te pare i cili eshte zhvilluar ne nje prej lokaleve te njohur ne Korfuz gjate muajit gusht te ketij viti.
Bisedimet jane perforcuar edhe me nje bisede telefonike qe ka zgjatur me shume se nje ore nje jave me pare. Ne lidhje me kete bisede Meta tha se ishte nje urim per vizat por burime prane tyre thane se ishte dicka me shume dhe frytet do te shuhen ne ditet ne vijim.
Pas ketyre negociatave palet kane vijuar biseden aty ku eshte lene ne konkretizimin e nje pakti qe do te sjelle sulmimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Per shtate ore radhazi Ilir Meta dhe Fatos Nano kane hedhur ne tavolinen e tyre te gjitha opsionet qe mund te sjellin dobesimin e liderit te opozites ne zgjedhjet e ardhshme vendore qe pritet te mbahen ne 8 maj te vitit 2011.
Megjithese kane qendruar per 15 vite ne Partine Socialiste dhe kane qene se bashku me kete parti ne pushtet dhe opozite per dyshen Meta-Nano duket se e shkuara e tyre nuk eshte aq edhe rendesishme per ta.
Kete gje e tregon pakti i fshehur qe kane rene dakord dy ish-kryeministrat e qeverise socialiste. Burime te aferta nga dy politikanet bejne te ditur per gazeten Shekulli se ish-kreu i Partise Socialiste Fatos Nano do te filloje ti rikthehet jetes normale te politikes ne ditet ne vijim.
Mesohet se ish-lideri i socialisteve do te hartoje listen e tij te kandidateve per zgjedhjet e ardhshme vendore. Madje ne zgjedhjet e ardhshme do te kete nje aleance me Levizjen Socialiste per Integrim ne funksion te zgjedhjeve vendore.
E gjithe lista qe do te permbaje te preferuarit e ish-liderit te Partise Socialiste pritet te hartohet keto dite dhe me pas ne nje tjeter takim do te konsultohen me kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta.
Dy ish-drejtuesit socialiste do te perpiqen qe ne te gjitha zonat elektorale te kene kandidat te perbashket ne menyre qe te sfidojne kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama.
Ky pakt ka te beje me daljen ne fushate te perbashket per ti kerkuar socialisteve voten si te majte. E gjithe kjo levizje Meta-Nano do te kete dhe koordinatorin e saj qe do te merret me perkujdesjen e kesaj levizje dhe qe plani te zbatohet me se miri.
De javu Nano-Meta
Takimi i zgjatur Nano-Meta eshte nje de javu per shqiptaret. Nje vit me pare pasi pati nje marreveshje ne parim midis Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim per te qeverisur se bashku ne kater vitet e ardhshme Ilir Meta eshte takuar me Fatos Nanon per nente ore ne te njejtin lokal qe eshte takuar diten e djeshme.
Takimi ne ate kohe i dy politikaneve u be pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit kur skena politike ishte teper e nxehte dhe nen akuzat per vjedhje votash.