E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, mbyllen për një muaj 30 uzina për prodhim makinash

Uashington - Kriza financiare ka ndikuar rënde edhe ata prodhuesit më të mëdhenj të makinave, Chrysler dhe General Motors. Të paktën 30 uzina prodhimi makinash do të mbyllen për një muaj. Kështu kanë deklaruar drejtuesit e qendrave të prodhimit të makinave. Chrysler, një ndër tre prodhuesit më të mëdhenj të makinave në Shtetet e Bashkuara, tha dje se afati më i hershëm për rihapjen e uzinave është 19 janari. Kompania ka llogaritur se vëllimi i punës ka rënë 20 deri në 25 përqind si pasojë e situatës së kredive dhe rënies së shitjeve të cilat në nëntor ranë në masën 47 përqind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›