Edhe Rusia Mund ti bashkohet EULEX?
Bruksel -Brukseli zyrtar nuk përjashton mundësinë që Rusia një ditë t'i bashkohet misionit EULEX në Kosovë. Një zyrtar i lartë i BE-së në Bruksel i ka deklaruar për gazetën Zëri me kusht anonimiteti se Rusia mund të jetë pjesëmarrëse në misionin EULEX. Por sipas tij, zyrtarisht nga Moska nuk ka mbërritur asnjë kërkesë në Bruksel që t'i bashkohet misionit të BE-së. Ndërkohë thuhet se nga Kanadaja ka mbërritur kërkesa që t'i bashkohet EULEX-it dhe se kjo kërkesë është në proces e sipër të negocimit.