E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të mbyll Guantanamon brenda dy vjetësh

Uashington -Presidenti amerikan që pritet të vijë në detyrë në janarin e ardhshëm, Barak Obama ka premtuar se brenda dy vjetësh do të mbyll burgun amerikan të Guantanamos. Në një intervistë për një të përditshme amerikane, ai ka deklaruar se do të shtojë përpjekjet për të rivendosur ballancin midis çështjeve të sigurisë dhe kushtetutës amerikane. Sipas zotit Obama, Janë rreth 250 persona që ende mbahen atje dhe disa prej tyre kanë shprehur brengosje se do të persekutohen nëse kthehen në vendet e tyre prej nga vijnë, por që ai dëshiron që Guntanamo të mbyllet në mënyrë të përgjegjshme në mënyrë që t'i jipet fund asaj që ai e quajti "torturë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›