Kriza me e mire se zgjidhja
Protagonizmi per zgjidhjen e nje krize politike pritet pikwsepari nga qeveria. Per zakon qeveria eshte me e interesuar se opozita ta mbaje vendin ne ujera te qeta.
Ne rastin tone qeveria Berisha duhej te ishte e para edhe per nje arsye tjeter ajo eshte akuzuar drejtpersedrejti ne raportin e fundit te Komisionit Europian si nje qeveri qe nuk ka treguar gadishmeri per kompromis ne lidhje me propozimet e opozites per zgjidhjen e ngercit.
Ky eshte nje pohim i rende kuptimplote i menduar i mbeshtetur ne nje nje vit ecejake dhe njohje te se vertetes shqiptare nga partneret europiane. shte nje pohim qe ka prapa nje fature dhe cfare fature refuzimin e kerkeses se qeverise per te marre statusin e vendit kandidat.
Natyrisht sic e kemi pare dhe publikuar disa here keto dite lista e arsyeve pse Shqiperia nuk e kaloi klasen e kandidimit eshte e gjate. Por ka gjithnje nje arsye qe ngjan me qershine qe terheq gjithe shporten. E tille eshte kjo e gadishmerise se munguar te qeverise per kompromis me opoziten per nje problem kardinal te demokracise.
Shqiperia jone eshte mesuar me nje te folur te kujdeshme te Europes. Ne gjuhen e trashe te pallateve politike te Tiranes kjo gjuhe eshte perkthyer e perkthehet as mish as peshk. Ngaqe nuk ka qene e interesuar per te gjetur nje zgjidhje qeveria e ka perdorur si ta kishte ne favor te foluren as mish as peshk te Europes.
Ajo ka pritur qe ky avaz te vazhdoje dhe me siguri eshte befasuar kur ka pare se ne raportin e fundit Europa ka fulur pa doreza duke i dhene secilit hakun. Kjo shpjegon perpushjen e pare dhe tundimin pa perspektive te kryeministrit Berisha per te ndryshuar raportin kur u njoh me te.
Gjithsesi pas befasise se fillimit shtetari i vertete reflekton dhe vihet ne kerkim te detyres se tij te re para vendit. Meqenese Shqiperia e pagoi shtrenjte dhe rrezikon ta paguaje ne vijimesi qendrimin refraktar qeveria kishte detyrimin te levizte e para nga pozicioni i saj i ngurte dhe bllokues per hetimin parlamentar.
Ndryshimi i qendrimit per ngercin ishte i vetmi qe nuk kerkonte as kohe as leke as ndonje gjenialitet te vecante.
Oferta e kompromisit fare mire mund te ishte ajo qe parashtroi europarlamentarja Doris Pack qe nuk njihet si mbeshtetese e opozites palet bien dakort te filloje hetimi parlamentar per kutite e materialeve zgjedhore. Nderkohe opozita apo nje institucion tjeter i drejtohet Gjykates Kushtetuese per kutite e fleteve te votimit.
Nuk po permendim propozimin tjeter te zonjes Pack qe tha se kur kopromisin e pengon ligji ndryshohet ligji. Sepse ligji nuk ka rene nga qielli deputetet e kane bere.
Ashtu sic kishte hedhur poshte propozimet e zonjes Pack duke zbuluar dobesine e pozicionit te vet qeveria beri shurdhin dhe qorrin edhe per ate paragraf te raportit te KE-se qe e akuzonte per mungese gadishmerie. Ky ishte dhe mbetet nje moment dramatik per fatin e klimes politike dialogut zgjidhjes se ngercit zgjedhjeve dhe integrimit te Shqiperise ne Europe.
Opozita nuk mund te rrinte menjane apo te ferkonte duart meqenese ne kuptimin e sportiv te fjales paragrafi ne fjale e nxirrte te lare te fituar. Nuk ka te fituar kur ndalet vendi dhe erresohet perspektiva. Kjo sentence tingellon si parrulle per shkak te shperdorimit qe i eshte bere.
Por thelbi i saj mbetet ai qe eshte. Me kete qasje te re dhe duke deshiruar zgjidhjen ne vend te bllokimit opozita hodhi hapin tashme te mirenjohur hoqi dore nga kutite e fleteve te votimit.
Deklaroi me goje dhe me shkrim me zerin dhe penen e kryetarit te opozites Edi Rama se opozita mjaftohet me hetimin e kutive te materialeve zgjedhore dhe nuk e kushtezon marredhenien me Kuvendin me fatin e fleteve te votimit.
Opozita e hodhi kete hap duke pare se fletet e votimit ishin perdorur e po perdoreshin nga qeveria here si shkak dhe here si sebep per te zvarritur pafundesisht zgjidhjen.
Opozita eshte e vetwdijshme se nje hetim shterrues i zgjedhjeve do te kerkonte qe kutite e fleteve te ishin ne dispocizion te komisionit hetimor per te verifikuar sipas rastit ndonje te dhene apo dyshim qe del nga kutia e materialeve zgjedhore.
Por kur shumica nuk pranon ne asnje menyre dhe i kerkon opozites te sjelle lloj lloj lejesh qe nga Strasburgu Venecia dhe Gjykata Kushtetuese atehere opozita gjen zgjidhjen me te shkurter i le fare fletet dhe me kete rast ska nevoje per te shkuar as ne Strasburg as ne Venecia as ne Gjykate.
Lenia jashte hetimit e fleteve e demton pjeserisht hetimin por nuk e cenon ne thelb kauzen e trasparences. Po ti referohemi problematikes se zgjedhjeve te vitit 2009 mbi 70 perqind e se vertetes se tyre gjendet ne kutite e materialeve zgjedhore.
Demi qe do ti shkaktohej kauzes se trasparences duke ngulmuar ne nje pike te vdekur llogaritet shume me i madh se demi qe do ti shkaktohet hetimit nga mungesa e fleteve. Ka qene gjithnje e qarte se fletet jane bishti materialet zgjedhore jane sqepari.
Oferta e re e opozites eshte nje levizje qe heq nga tapeti argumentin apo sebepin- quajeni si te doni- qe mbante te bllokuar hetimin. Oferta e cliron hetimin por cliron edhe qeverine nga pengesat qe ka pare apo krijuar pergjate kohes.
A do ta pranonte shumica si zgjidhje hetimin e materialeve zgjedhore pa fletet e votimit Opozita dhe mbare opinioni publik po presin nje pergjigje. Miqte dhe partneret tane nderkombetare po presin nje pergjigje.
Qeveria po vonohet ta jape kete pergjigje. Ne mungese tw plote te xhentileses reagimi i pare dhe i vetem i Berishes ka qene pres ta sjellin me shkrim. shte zakon i njohur qe cdo ofertw e re shpallet njehere si akt politik dhe mandej merr forme juridike.
Nga kryeministri eshte pritur nje qendrim politik per kete oferte. Madje nje qendrim entuziast sepse vec te tjerash vitin e kaluar e ka ofruar vete.
Ndersa po habit me vonesen e tij kryeministri shume zyrtare dhe zedhenes te qeverise nuk jane vonuar te shperthejne nje fushate nga me te cuditshmet kunder ofertes se re te opozites.
Pse hoqet dore nga fletet e votimit Kjo eshte pyetja ne forme akuze qe eksponente te qeverise i drejtojne opozites. Qe do te thote perse po jepni zgjidhje . Nuk ka ndodhur ndonjehere qe nje pale ne konflikt ti kerkoje llogari pales tjeter se perse ti pala tjeter po jep zgjidhje Kjo eshte nje fushate te coroditurish por qe ka brenda edhe ligesi.
Disa llogarisin te krijojne pakenaqesi ne kampin e opozites gjoja sikur opozita tradhetoi militantet e saj. Shkohet gjithnje me idene se militantet dhe njerezit e thjeshte nuk kuptojne jane te trashe se ata duan lufte dhe jo zgjidhje fare mjerimi Mbi kete mendesi kaq te vjeter dhe kaq te ceket keta qeveritare po predikojne gjithandej se opozita hoqi dore nga rinumerimi.
E kane shpikur vete rinumerimin si e si qe te fusin ne labirinthe trasparencen dhe tani ndertojne nje genjeshter me shpikjen e tyre.
Opozita ka kerkuar qysh prej fillimit hetim parlamentar ne baze te kushtetutes dhe ligjit organik. Ne asnje rast rinumerim sepse nuk e permban ligji i hetimit parlamantar. Opozita ka kerkuar trasparence per zgjedhjet e kaluara per te siguruar zgjedhjet e ardhshme.
shte shume e qarte se gjithe kjo perpelitje ne lidhje me oferten e re te opozites demaskon me qarte se here te tjera nje qendrim jo krejt te panjohur te qeverise per krizen. Kur qeveritaret i thone opozites perse i le fletet dashje pa dashje jane duke pohuar se per ta kriza eshte me e mire se zgjidhja. Dhe kjo eshte fatale per fatin e zgjedhjeve te ardhshme.