Kriza, megjithë uljet e çmimeve, blerësit janë të paktë
Familjet shqiptare e ndiejnë gjithmonë e më shumë krizën ekonomike. Kjo vërehet edhe prej blerjeve në tregun e fruta-perimeve. Sipas tregtarëve çmimet janë ulur ndjeshëm javët e fundit e megjithatë fuqia blerëse është e pakët në krahasim se një javë më parë. Futja e prodhimit vendas në treg ka bërë që të ketë ulje të çmimeve me 30 -40 lekë.
Gjatë sezonit të verës prodhimi vendas plotëson të gjitha nevojat për fruta dhe perime duke ndikuar në këtë mënyrë në ndaljen e mallrave të importit. Në muajt në vazhdim pritet që të kemi ulje të mëtejshme të çmimeve duke qenë se edhe prodhimi pritet që të shtohet.