Euro në kuota të ulta, dollari fiton pikë

Kriza ekonomike që ka përfshirë Europën dobëson monedhën euro kundrejt monedhës amerikane dollarit. Në tregun e këmbimit valutor një euro euro është shkëmbyer me 138 lekë kundrejt 142 që ka qenë shkëmbyer më parë. Ndërkohë që dollari amerikan ka fituar pikë kohët e fundit duke arritur në kuotën e 111 lekëve duke pësuar një rritje më të paktën 10 lekë.
Euro zakonisht gjatë periudhës së verës forcohej shumë kundrejt monedhës sonë kombëtare por kriza ekonomike ka dhenë efektet e saj duke e mbajtur monedhën europiane në nivel normal. Sipas ekspertëve të ekonomisë prurjet e pakta të emigrantëve në këtë periudhë ka bërë që në treg të ketë më pak euro duke bërë që leku shqiptar të fitoj pikë.
Përgjatë vitit që sapo lamë pas monedha amerikane ka qëndruar në kuotën e 99 lekëve ndërkohë që në javët e para të këtij viti dhe sidomos ditët e fundit është vlerësuar me rreth 10 pikë më shumë . Ndërkohë që gjatë këtij viti pritet që të vazhdoj tendenca e vlerësimit të lekut pasi kriza në eurozonë pritet që të rëndohet gjatë 2012. Një tjetër fakt që pritet të japë efekte në vlerën e euros përgjatë këtij viti do të jetë edhe kërkesa e brendshme për valutë, kryesisht nga biznesi.
Ringritja e ekonomisë amerikane ka dhënë efekte në forcimin e monedhës së këtij vendi kundrejt monedhave të tjera. Kështu dollari është kuotuar në nivelet e tij më të larta përgjatë javëve të fundit. Shvlerësimi i monedhës europiane pritet që të vazhdojë gjatë duke qenë se kriza ekonomike që ka përfshirë vendet e eurozonës sa vjen e përkeqësohet.