Skenarët për Dhrahminë, Deutsche Bank bën parashikimet

Banka gjermane, Deutsche Bank, "parashikon" në një raport shumëfaqësh se si do të zhvillohet dalja e Greqisë nga euro. Në raport, sqarohet se dalja e Greqisë nga monedha e përbashkët nuk është e pashmangshme. Në raportin e publikuar, banka shkruan se Greqia mund të gjendet jashtë eurozonës në tre raste. Së pari, nëse nga zgjedhjet e 17 qershorit nuk del një qeveri dhe vendi shkon në zgjedhje të treta. Së dyti, nëse krijohet një qeveri e "dobët" e krahut të majtë dhe së treti, nëse ka një bashkëpunim të "dobët" Demokracia e re-PASOK. Dy rastet e para shihen si mundësi potenciale të daljes së Greqisë nga euro në verë, ndërsa kjo e fundit vendos daljen e Greqisë nga monedha e përbashkët në fund të vitit 2012 dhe fillim të 2013. Sipas raportit, fazat e kthimit në dhrahmi janë 10 dhe ato fillojnë me lënien e Greqisë jashtë fondeve, vazhdojnë me miratimin e ligjeve të reja që t’i përshtaten daljes nga euro e deri tek printimi i monedhën vendase, zhvlerësimi i saj duke përfunduar me tërheqjen nga ekonomia të të gjitha monedhave të vjetra dhe të kartëmonedhave. Ndërsa filtet për një rikthim të Greqisë drejt dhramisë duke lënë monedhën e përbashkët europiane, qytetarët grekë dhe proanrët e bizneseve thonë se kjo do të ishte një katastrofë për të gjithë. Shumë analistë kanë thënë se një kthim në dhrahmi do të ishte katastrofike për ekonominë, në mënyrë dramatike dhe ndikuar negativisht në importet, eksportet, depozitat bankare, kreditë dhe çmimet. Kalimi në monedhën vendase do të zhvlerësojë kursimet dhe pagat do të pësojnë sërish rënie, ndërsa do të ketë rritje të çmimeve dhe interesave të kredive.