Kriza, nderhyrja e shtetit shpeton grupin Fortis

Tronditja financiare amerikane po perfshin edhe Europen. Mesnaten e djeshme me nje levizje qe perfshiun shtetin belg, ate holandez dhe Luksemburgun, u shpetua grupi financiar Fortis duke e shtetezuar.
Kerkesa per kete levizje u be nga presidenti i Bankes Qendrore Europiane. Sipas analisteve, nderhyrja e tij eshte shenje e shqetesimeve serioze per sistemin financiar te eurozones.
Pas ketij veprimi Fortis ka qetesuar menjehere klientet e tij. “Kemi arritur nje marreveshje me qeverine qe do te shpetoje klientet dhe do te na ndihmoje te perballojme krizen financiare”, ka deklaruar perfaqesuesi i grupit financiar, Filip Dierck.
Ndersa zedhenesi i KE ka vleresuar nderhyrjen shteterore ne zgjidhjen e ketij problemi. “Nderhyrja shteterore perben nje zgjidhje per kete problem pasi ndihmon direkt ne sistemin financiar”, ka deklaruar Johnathan Tod.