SHBA, Dhoma i thote jo planit te Bush

I menjehershem ka qene reagimi i Wall Street, qe vazhdon te zhytet ne veshtiresite qe i dalin perpara. “S&P 500” le ne terren 7.13% te aksioneve, kurse Dow Jones ka dorezuar 5.4%. Treguesit ne bursat nderkombetare vazhdojne te bien, ne vecanti per Dow Jones behet fjale per humbjen me te madhe ne histori.
I menjehershem ka qene edhe reagimi i Shtepise se Bardhe, e cila ka deklaruar se ka mbetur “shume e zhgenjyer” nga vendimi i Dhomes. “Vendi po perballet me nje krize te veshtire qe ka nevoje te menaxhohet”, ka deklaruar administrata Bush.
Sipas burimeve nga Shtepia e Bardhe, presidenti i SHBA do te takohet me nje grup ekonomistesh per te caktuar hapat e ardhshem qe do te ndermerren dhe do te kontaktoje edhe me lideret e Kongresit.
Nderkohe, sekretari i Thesarit, Henry Paulson ka deklaruar se do te shfrytezoje te gjitha mjetet qe ka ne dispozicion per te mbrojtur tregjet financiare pas votimit te Dhomes. “Ministri Paulson do te takohet me presidentin Bush dhe me pas me kryetarin e Federal Reserve, Ben Bernanke dhe me lideret e Kongresit per te diskutuar mbi zhvillimet e fundit”, thuhet ne nje komunikate te Departamentit te Thesarit.
Ndersa kandidati demokrat per ne Shtepine e Bardhe, Barack Obama ka shprehur bindjen e tij se Kongresi do te arrije te gjeje nje plan per shpetimin e sistemit financiar, pavaresisht rrezimit te planit nga ana e Dhomes. “Kam besim ne faktin se do t’ia dalim mbane, por do te jete nje rruge e veshtire”, ka deklaruar Obama nga Kolorado, prej nga u beri thirrje amerikaneve per qetesi.