Kriza në Egjipt demaskon lidhjen mes “Vëllazërisë Myslimane” dhe xhihadistëve në Sinain verior
MONOFEYA, Egjipt – Anis Nasr al-Din nuk është më. Polici 21 vjeçar i rekrutuar e ka kaluar natën e datës 18 gusht në qytetin e Arishit dhe po kthehej në bazë në qytetin Rafah, përgjatë kufirit egjiptian me Rripin e Gazës. Ditën tjetër, familja e tij nuk arrinte dot të lidhej me të.
“Në orën 5 të mëngjesit i kam bërë disa telefonata, por ai nuk e hap telefonin” thotë vëllai i tij, Muhamedi. “Në orën 6.30 e mora sërish në telefon dhe 4 herë të tjera, por zilja nuk shkon”.
Muhamedi përpiqej të lidhej me vëllanë gjatë gjithë ditës, por ishte e pamundur çdo përpjekje. Pasdite ai mësoi arsyen: luftëtarët e armatosur kishin sulmuar 2 autobusë në një fshat në vogël afër Rafahut, duke i ekzekutuar ata në mes të rrugës. Të paktën 25 policë ishin vrarë, ndër të cilët ishte dhe Anis. Ishte një nga sulmet më të përgjakshme të forcave të sigurisë në Egjipt në Sinain Verior, që është edhe vendndodhja e ushtarakëve islamikë të dhunshëm. Qeveria egjiptiane e përshkruan këtë betejë kundër xhihadistëve në Sinani si luftë kundër terrorit – një frazë amerikane për të përshkruar do të ishte “Stuhia e operacioneve në shkretëtirë”. Kjo gjuhë nuk le shumë hapësirë për dallimin mes xhihadistëve në Sinai dhe protestuesve të Vëllazërisë Myslimane në Kajro: kur kreu i ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi i bëri thirrje egjiptianëve që të dilnin rrugëve muajin që kaloi “për të më dhënë urdhër për t’I dhënë fund terrorizmit” fjalët e tij u ndoqën shumë shpejt nga një masë energjike në demonstratët pro Morsi në kryeqytet. Fshatrat nga të cilat shumë rekrutë janë thirrur, familjet e tyre dhe fqinjët tashmë po përgatiten për luftën kundër terrorit. Monofeya ishte streha e 21 policëve, një prej të cilëve ishte dhe Anis. Është një zonë rurale e rëndësishme; shumica e banorëve të kësaj krahine jetojnë si fermerë, kanë në zotërim gomerë, kuaj dhe dele dhe si rrjedhim, edhe prodhime bujqësore.
Është si një fortesë për regjimin e vjetër: ish presidentët Hosni Mubarak dhe Anwar Sadat kanë bërë thirrje shpesh pikërisht nga Monofeya. Posterat e Sadatit ndodhen ende në të pasmen e autobusëve në të gjithë zonën, po ashtu edhe faqja në internet. Sot, Monofeya është një bastion mbështetje për Sisin. Një shenjë hyrjeje në një nga qytetet e zonës e quan atë “zemërluani, ngadhënjimtari i terrorizmit”.
Një poster i ish presidentit Morsi varet në derën e ndërtesës, ku grafitet kanë gërma në anglisht në anët e murit ku lexohet “CC është vrasës”. Në Metshamy, fshati ku u rrit Anisi, ekzistojnë disa fronte lufte të ndryshme të Vëllazërisë. T
Tarek al-Jumma, një 43 vjeçar banor i zonës, ofron një shpjegim të përmbledhur për sulmin në Sinai: “Është organizuar një pritë nga Vëllazëria Myslimane, ku u ndalua makina dhe u vranë njerëzit brenda saj”. Liderët e Vëllazërisë e kanë ndëshkuar sulmin dhe kanë mohuar se ata kanë pasur gisht në të, por Jumma e la mënjanë mundësinë që grupet e xhihadit të kenë qenë pas kësaj vrasjeje. “
“Kush po i shkakton sulmet në vend? Vëllazëria” thotë ai. “Grupet islamike janë të gjithë një, ata janë njësoj”. Edhe pse në Sinai mbahet zi për të vdekurit, tensionet me anëtarët e Vëllazërisë Myslimane në Monofeya po ziejnë.
Mahmudi, xhaxhai i Anisit, është shprehur se trazirat kanë nisur që kur trupat u kthyen në fshatrat e tyre. “Vëllazëria Myslimane organizuan disa pika kontrolli në rrugët e largëtar në mënyrë që të merrnin trupat” tha ai. “Kështu që ata mund të përdorin emrat dhe imazhet për kauzën e tyre”.
Nuk ka asnjë dyshim se konfliktet në Monofeya kanë nisur që nga largimi i Morsit. Jumma thotë se dhuna nisi pasi Vëllazëria Myslimane hapi zjarr në një nga funeralet “kështu që disa konflikte që ndodhën atje, patën pasojë shkatërrimin e dyqaneve”. Konfliktet përfunduan, pasi forcat e sigurisë u ndanë me dhunë duke shqetësuar grupet politike. “E vetmja gjë që i mban është pikërisht policia”, thotë Jumma. “Nëse policët dalin nga skena, ne biem në kaos të plotë”. Figura kryesore që pengon Monofeyan dhe gjithë vendin nga kaosi, është Sisi. Kreu i ushtrisë “është simbol i njerëzimit” thotë Hamed al-Meshlaëi, një 41 vjeçar që jeton në Metshamy. Pikërisht tani, lideri ushtarak po bën më shumë se çdokush tjetër për t’I ndihmuar ata të fitojnë betejën e brendshme kundër Vëllazërisë Myslimane. “Ushtria ka qenë këtu prej qindra vitesh duke mbrojtur këtë vend [anëtarët e Vëllazërisë] janë thjesht frikacakë që hyjnë në qytet dhe përpiqen të shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara” thotë xhaxhai i Anisit. “Ne do të jemi më shumë se të lumtur, nëse do arrijmë ta shkatërrojmë terrorizmin në vendin tonë. Vdekja e Anisit apo vdekja e çdo rektruti, na bën që të mos mendohemi dy herë për këtë”.
Përktheu Rudina Dahri