E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Eurozonë, ekspertët: Bashkëpunim politik për të minimuzuar efektet

TIRANË- Ndërsa ekonomia shqiptare do të ndjejë efektet e krizës së Eurozonës, si pjesë integrale e saj, ekspertët rekomandojnë një bashkëpunim mes forcave politike për nismat që duhen ndërmarrë. Sipas Sherif Bundos, në kushtet aktuale është i papranueshëm propozimi i opozitës, për reduktimin e nivelit të TVSh-së për disa produkte.

“Në situata të vështira lipset që të ketë një lloj mirëkuptimi, nuk shkon që në situata të tilla të ketë diskutime për reduktime të shkallëve tatimore”, thotë ai.

Bundo konsideron të gabuar edhe nismën e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, të parashikuar në buxhetin e vitit 2012-të.
“Nuk duhet të rrëmbehet nga euforia që karakterizon shpeshherë politikanët. Për opinionin tim nuk është koha që të rriten pagat, që në vendin tonë të deklarohet rritja e pensioneve për të fituar kapital politik”, shtoi ai.

Kundër rritjes së pagave dhe pensioneve është pozicionuar edhe FMN-ja, që i ka bërë apel qeverisë shqiptare për kujdes, në mbajtjen nën kontroll të deficitit dhe borxhit publik.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kriza në Eurozonë, ekspertët: Bashkëpunim politik për të minimuzuar efektet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›