E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunojnë kushërinjtë për pronën, arrestohet i moshuari

Policia bëri me dije se shtetasit e dhunuar janë R. Pepa, 66-vjeç dhe i biri S. P., 13-vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për çështje pronësie. Në pranga përfundoi shtetasi Jonuz Pepa, 69-vjeç dhe po procedohen djemtë e tij, Delian Pepa, 21-vjeç, dhe K. Pepa, 17-vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë të Komunës Gostimë.

Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku morën mjekimin e  nevojshëm dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj shtetasve të mësipërm rëndon akuza e “Plagosjes me dashje e krye në bashkëpunim”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /Start/
 

                                                                                             2011-11-29 12:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›