E Diel, 1 Nëntor 2026

Minierat e vdekjes!

Një ditë më parë, një burrë humbi jetën, duke ndjekur vdekjen e dy të rinjve para disa javësh.

Minierat e braktisura janë jashtë kontrollit të shtetit dhe mungesë të kushteve më minimale të sigurisë. Vetëm në periudhën  korrik- nëntor, në qarkun e Kukësit humbën jetën ndërsa punonin në galeritë e braktisura të kromit 4 persona, mes të cilave dhe një grua.

Ndërsa aksidenti i fundit ishte ai i një dite më pare, në një prej galerive të braktisura të Kalimashit, kur pas shkëputjes së një masivi të madh gurësh, humbi jetën teksa nxirrte krom një 42 vjeçar.

Në mesin e viteve ’90,  minierat e kromit u mbyllën. Nëntoka e qarkut të Kukësit është e pasur me shumë prej mineraleve. Në nëntokën e këtij qarku ka mbi 14 milionë tonë rezerva të  kromit , mbi 100 milionë tonë rezerva të mineralit hekur nikelit dhe mbi 3 tonë rezerva  të mineralit të bakrit, etj./Start/
 

                                                                                             2011-11-29 13:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›