E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvinë, pranga dy shtetasve për armë

Në pranga ranë Artan Bala, 19-vjeç, banues në fshatin Goretë të Librazhdit dhe ku punonte si çoban në Delvinë si dhe Artan Miho, 41-vjeç, banues në fshatin Senic të rrethit Delvinë.

Policia gjatë kontrollit brenda objektit të ish-Postës Kufitare Leshnicë në një çantë të madhe të zezë ka gjetur 2 armë zjarri, model 56 (kallashnikov), me 2 krehëra me 48  fishekë, si dhe  5 çanta të tjera me ngjyrë të zezë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Artan Bala i janë referuar për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe në ngarkim të shtetasit Artan Bala për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”. /Start/
 

                                                                                             2011-11-29 11:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›