Kriza në Gaza, Izraeli godet shtëpinë e liderit të Hamasit (FOTO)
Gaza- Ka qenë një tjetër natë e vështirë ajo e mbrëmshmja për njerëzit në Gaza. Një goditje vuri shënjestër shtëpinë e një udhëheqësi të Hamasit në kampin e refugjatëve Jabaliya, një nga vendet më të populluara në botë.
Izralei ka vënë në shenjestër selinë e liderve të Hamasit në Gaza, në ditën e katërt të sulmeve ajrore izraelite në enklavën bregdetare palestineze.
Dëshmitarët raportuan dëme në ndërtese, të cilën të premten e kishte vizituar kryeministri i Egjiptit, Hisham Qandil.
BBC-ja shkruan sot se të paktën 38 palestinezë dhe tre izraelitë humbën jetën kur Izraeli vrau shefin ushtarak të Hamasit ditën e mërkurë. Izraeli më herët vuri 75.000 forca rezervë, mes spekullimeve të një pushtimi tokësor të afërt.

Izraeli godet Gaza-n
Militantët në Gaza kanë vazhduar të hedhin raketa në Izrael, pasi synuan Tel Aviv-in dhe në Jeruzalem-in të premten. Pas një përgjumje, qyteti i Gaza-s u godit nga një varg shpërthimesh të mëdha në (03:00 GMT 01:00), të shtunën.

Konflikti Gaza-Izrael
Sakaq Obama foli me presidentin egjiptian Mohamed Mursi. Z. Mursi i ka quajtur sulmet izraelite “një agresion të hapur kundër njerëzimit” dhe premtoi se Egjipti “nuk do të lejojë që Gaza-s t’i dalë e vetja”.
Lidhjet mes Hamasit dhe Egjipti janë forcuar pasi u zgjodh zoti Mursi, më herë këtë vit. Hamasi u formua si një degë e Vëllazërisë Myslimane, së cilës zoti Mursi i takon.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: