Lirohen punonjësit e CEZ-it, policia: Prerja e energjisë është vetëgjyqësi
Tiranë- Policia ka lënë të gjithë drejtuesit lokalë dhe punonjësit e kompanisë CEZ që u shoqërua një ditë më parë, kur u urdhërua të ndërhynte në nënstacionet elektrike për të rilidhur energjine elektrike për ndërmrjet e ujësjellësave.
Edhe pse punëtorët kishin zbatuar një vendim të marrë nga kompania, ata janë kërcënuar zyrtarisht dhe publikisht se do të përballen me ligjin.
Edhe pse nuk ka ende një vendim zyrtar për një procedim penal nga ana e prokurorisë, burime pranë policisë bëjnë të ditur se punëtorët dhe drejtuesit lokalë të kompanisë mund të akuzohen për veprën penale të vetëgjyqësisë.
Duket se ka qenë kjo e vetmja shkelje ku policia të kapej për të justifikuar veprimet e dhunshme të ndërmarra të premten ndaj CEZ-it. Sipas policisë, nëse CEZ -ido të kishte probleme me ujësjellësat për moslikuidimin e fatuarve, atëherë ajo duhej ti drejtohej gjykatës dhe ishte gjykata ajo që urdhëronte ndërprerjen e energjisë dhe jo ta bëjë vetë CEZ-i. Pikërisht këtë veprim krerët e policisë e kanë cilësuar si vetëgjyqësi.
Ndërkohë Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit paditi në prokurori kompaninë CEZ shpërndarje. Në një deklaratën për shtyp ZMK-ja tha se bëri kallzim penal për Bordin Mbikqyrës dhe Administratorët e CEZ për shkeljen e 9 Neneve të Kodit Penal përfshi veprimtari terroriste, vjedhje, dëmtim prone, evazion fiskal, falimentim i provokuar, shpërdorim të kompetencave, mashtrim, etj.
ZMK, sic paralajmëroi një muaj me parë bëri sot Kallzim Penal per Bordin Mbikqyrës dhe Stafin Ekzekutiv te CEZ për:
1. Kryerje te veprave me qellime terroriste ndaj qytetareve shqiptare (referuar Nenit 230 të Kodit Penal)
2. Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (referuar Nenit 232/b të Kodit Penal)
3. Vjedhje në bashkëpunim ndaj konsumatorëve shqiptarë (referuar Nenit 134 të Kodit Penal)
4. Vjedhje në bashkëpunim nëpërmjet mashtrimit kompjuterik të faturimeve të konsumatorëve të energjisë elektrike (Referuar Nenit 143/b të Kodit Penal)
5. Shkatërrim dhe Dëmtim me dashje të pajisjeve elektroshtëpiake të konsumatorëve shqiptarë (referuar Neni 150 të Kodit Penal)
6. Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikqyrës dhe administratorët e CEZ me qëllim përfitimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa (referuar Nenit 164 të Kodit Penal)
7. Fshehja tregimi i rremë i të ardhurave të CEZ (referuar Nenit 180 të Kodit Penal)
8. Falimentimi i provokuar, Çuarja me dashje e CEZ në gjendjen e falimentimit (referuar Nenit 193 të Kodit Penal)
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: