E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, ekspertëte BE përfundojnëvëzhgimin në terren

TIRANE- Ekspertët e Bashkimit Evropian përfunduan sot misionin teknik në Tiranë në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave.
Grupi i ekspertëve mbërriti në Tiranë dy ditë më parë për të verifikuar në terren përparimin e bërë lidhur me kriteret e mbetura të identifikuara në propozimin e Komisionit Evropian, të miratuar më 26 maj 2010, për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

Përmes një njoftimi për mediat, zyra e BE në Tiranë bën të ditur se “Duke u bazuar në raportet e ekspertëve, shërbimet e Komisionit Evropian do të përgatisin vlerësimin e tyre për përmbushjen e kritereve të mbetura. Ky vlerësim do t'u paraqitet në muajin shtator Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, të cilët do të vendosin më pas për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë”.

Eurodeputetja Tanja Fajon do të prezantojë një projekt/rezolutë, votimi i së cilës do të kërkohet që të mos shtyhet. Nëse ekspertët do të japin një vlerësim pozitiv, vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave do të merret nga ministrat e Brendshëm të 27 vendeve anëtare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, gjatë takimit me ministrin, Lulzim Basha grupi i ekspertëve, i përbërë nga shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë të KE-së, Luixhi Soreca; zv/shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit, Vassilis Maragos, vlerësuan se është bërë punë shumë e mirë për strategjinë për riintegrimin e të riatdhesuarve; se kanë konstatuar rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotrafikut dhe trafikut të qenieve njerëzore, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit; e po kështu vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e deritanishme të agjencive ligjzbatuese në fushën e goditjes së aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar.

Më 26 maj, Komisioni Evropian dha vendimin pozitiv për çështjen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë që të bëjë një strategji riintegrimi për refugjatët e kthyer, të sigurojë zbatimin e efektshëm të ligjit të 2009-ës për konfiskimin e pasurive kriminale, dhe të rrisë përpjekjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›