Kriza në Greqi, pozitive bisedimet me bankat private
Bisedimet e qeverisë greke me bankat private në Greqi, për ristrukturimin vullnetar të borxheve kanë pasur përparime. Disa qeveritar janë shprehur optimist në deklaratat e fundit për mediat.
Kryeministri Lucas Papademos me anë të një komunikate për mediat e cilësoi zhvillimin e këshillimeve të konsiderueshme. Negociatorët e bankave folën në Athinë për debat produktiv.
Kusht për një paketë të dytë ndihme për Greqinë është që kreditorët privatë të heqin dorë nga 50% e kërkesave të tyre.