E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtarët Maqedonasë brohoritje antishqiptare

Lojtarët e skuadrës së hendbollit në Maqedoni kanë brohoritur dhe kënduar mbrëmë gjatë një ndeshje, këngë raciste dhe antishqiptare. Sipas agjencisë së lajmeve INA brohoritjet dhe kënga ofenduese kundër shqiptarëve u këndua nga lojtarët maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, e vlefshme për Kampionatin evropian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi.

Ndërkohë që Lëvizja Qytetare Zgjohu! Ka dënuar brohoritjet skandaloze të tifozëve të kombëtares së Maqedonisë në hendboll ndërsa ka kërkuar që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurën për nxitje të urrejtjes ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme.

Skuadra e Maqedonisë në hendboll përbëhet nga lojtarë maqedonas dhe s`ka asnjë lojtar të komuniteteve të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›