E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ne Greqi, qeveria miraton masa te reja

ATHINE- Qeveria greke aprovoi sot një paketë masash shtesë për t'u përballur me krizën dhe kryeministri grek, Jorgo Papandreu, deklaroi se "tashmë i takon Evropës të veprojë".

Kryeminsitri do te informoje per masat presidentin Papulias para se keto masa te behen publike.

Gjate mbledhjes se keshillit te Ministrave Papandreu deklaroi "Ne bëmë atë që duhej të bënim, tashmë i takon Evropës", citon televizioni shtetëror grek.

Sipas llogaritjeve paraprake, masat për kursimin e 4.8 miliardë eurove përfshijnë shkurtimin e pagës së trembëdhjetë dhe katërmbëdhjetë, shkurtime të tjera të rrogave, ngrirjen e pensioneve, rritjen e TVSH-së dhe rritjen e akcizës së për benzinën, alkoolin dhe duhanin.

Sindikata e punonjësve të administratës publike Adedy ka deklaruar më përpara për një grevë ndërkombëtarë më 16 mars, ndërsa sot pensionistët kanë protestuar përpara rezidencës së kryeministrit ndërsa taksistët janë në ditën e dytë të protestave. Nesër parashikohet protestë e punonjësve të portit dhe mësuesve. Marshime dhe protesta dhe për ditën ndërkombëtare të gruas 8 marsin
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›