E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimi i Janukovicit, ngaterron Kosoven me Malin e Zi

BRUKSEL- Presidenit i Ukrainës Viktor Janukovic është vënë në siklet nga një gabim gjeografik që ka bere gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.

Ndërsa po merrej ne intervistë nga kanali Euronews Janukovic ngatërroi Kosovën me Malin e Zi dhe Osetinë e Jugut me Osetinë e Veriut.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Ukraina do të njohë pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë Janukovic tha:

“ Unë e kam thënë se jam kundër standardeve të dyfishta, nënkuptoja Serbinë kur thashë këtë. Ose të jem më i saktë, njohja e pavarësisë së Malit të Zi..... Njohja e pavarësisë së Kosovës. “

Janukovic kishte korrigjuar veten, për këtë gabim gjeografik vetëm pasi i kishte thënë sekretari i tij për median.

Më pas gjatë intervistës Janukovic ka ngatërruar Osetinë e Jugut me Osetinë e Veriut . “Edhe atëherë ishte e qartë se konflikti mbi territorin e konfliktit të pezulluar vetëm do të rëndojë situatën. Dhe shembulli i mirë është Osetia e Veriut”- tha Janukovic, duke ngatërruar Osetinë e Jugut me Osetinë e Veriut. Më tej ai shtoi se njohja e pavarësisë nuk është në agjendën e tij.

Pas intervistës grupi mbështetës i Janukovic i kërkoi gazetarëve të korigjojnë gabimin në intervistë.

Por ky nuk është gabimi i parë. Para zgjedhjeve presidenciale Janukovic u bë shumë popullor me gabimin e tij duke e quajtur shkrimtarin e madh rus Anton Cehov një “poet të madh ukrainas”.
(s.g/pravda/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›