Forbes: Ja kush janë 100 VIP-at më të pushtetshëm
Jennifer Lopez shpallet ylli më i fuqishëm në botë. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës Forbes, aktorja dhe këngëtarja 42-vjeçare është renditur në krye të personazheve të botës së spektaklit, duke kaluar 49 pozicione nga viti i kaluar.
Vlerësimet e revistës Forbes bëhen në bazë të popullaritetit, numrit të fansave në rrjetet sociale dhe fitimet vjetore të personazheve të botës së show-biz. Forcimi i pozitave të Lopez i atribuohet pozicionit të saj në jurinë e programit televiziv American Idol, që i ka sjellë një fitim prej 52 milionë dollarësh në vit. Jennifer Lopez, ka 6,6 milionë pasues në Tëitter dhe 12 milionë fansa në faqen e Facebook, ndërkohë që është fytyra e shumë fushatave publicitare mes të cilave LOreal, Gilette e Kohls.
Pse Lopez
Këtë vit Forbes e ka pozicionuar në vendin e parë këngëtaren, aktoren por edhe kërcimtaren Lopez, e cila ka zbritur nga froni këngëtaren Lady Gaga dhe mposhtur njëkohësisht një ikonë të medias amerikane, Oprah Winfrey. Një listë kjo e cila nuk ka të bëjë vetëm me fitimet e të famshmëve, por edhe praninë e rolin e tyre në arenën e veprimtarive artistike përgjatë një viti. Por më shumë se sa ka fituar betejën me dy të famshmet, Lopez ka pasur një sfidë të jashtëzakonshme me veten, pasi 42-vjeçarja një vit më parë ka qenë vetëm në vendin e 50-të. Përgjatë 12 muajve të shkuar, sipas llogarive të pagabueshme të Forbes, ajo ka fituar plot 52 milionë dollarë dhe një pjesë të mirë të të ardhurave dhe famës i ka fituar falë pranisë së saj në spektaklin e talenteve, American Idol. Duket se ky ka qenë vërtet një vit tepër i rëndësishëm në karrierën e këngëtares, e cila pak javë më parë shpalli edhe mbajtjen e një turneu botëror së bashku me një tjetër këngëtar të suksesshëm, Enrique Iglesias.
Vendet e tjera dhe new entry-t
Në vend të dytë është renditur Oprah Winfrey, e cila megjithatë ka zënë vendin e parë për sa i përket fitimeve: prezantuesja ka fituar më shumë se të gjitha personazhet e tjera, duke fituar 165 milionë dollarë që nga maji i vitit të kaluar. Justin Bieber mbetet në vend të tretë, duke fituar 55 milionë dollarë në vit, një shumë kjo fantastike për një 18-vjeçar. Mes hyrjeve të reja është këngëtarja Rihana, që debuton në vend të katërt me 53 milionët e fituara nga hitet muzikore që qëndrojnë në krye të klasifikimeve dhe kontratat publicitare me Nivea e Vita Coco. Lady Gaga, e cila vitin e kaluar u kurorëzua si ylli më i fuqishëm në botë, renditet në vend të pestë, me një fitim prej 52 milionë dollarësh.
Lista e plotë
1 Jennifer Lopez
2 Oprah Winfrey
3 Justin Bieber
4 Rihanna
5 Lady Gaga
6 Britney Spears
7 Kim Kardashian
8 Katy Perry
9 Tom Cruise
10 Steven Spielberg
11 Taylor Swift
12 Tiger Woods
13 Angelina Jolie
14 Donald Trump
15 LeBron James
16 Beyonce Knowles
17 Elton John
18 Simon Cowell
19 Rush Limbaugh
20 Tyler Perry
21 Paul McCartney
22 Jennifer Aniston
23 Glenn Beck
24 Adele
25 Bon Jovi
26 Dr. Dre
27 Kobe Bryant
28 Brad Pitt
29 Ryan Seacrest
30 Howard Stern
31 Roger Federer
32 David Beckham
33 Manny Pacquiao
34 Ellen DeGeneres
35 Michael Bay
36 George Lucas
37 James Patterson
38 Jay-Z
39 Jerry Bruckheimer
40 Peyton Manning
41 David Letterman
42 Sean
43 Kristen Stewart
44 Cristiano Ronaldo
45 Kanye West
46 Leonardo Dicaprio
47 Rafael Nadal
48 Phil Mickelson
49 Toby Keith
50 Lionel Messi
51 Ashton Kutcher
52 Floyd Mayweather
53 Kenny Chesney
54 Dick Wolf
55 Sandra Bullock
56 Johnny Depp
57 Adam Sandler
58 Will Smith
59 Cameron Diaz
60 Tom Brady
61 Gisele Bundchen
62 Mark Burnett
63 Alex Rodriguez
64 Jerry Seinfeld
65 Tom Hanks
66 Stephen King
67 Taylor Lautner
68 Brad Paisley
69 Lil Wayne
70 Dwayne Johnson
71 Maria Sharapova
72 Ben Stiller
73 Khloe Kardashian Odom
74 Seth MacFarlane
75 Charlize Theron
76 Sofia Vergara
77 Serena Williams
78 Alec Baldwin
79 Janet Evanovich
80 Julia Roberts
81 Eva Longoria
82 John Grisham
83 Meryl Streep
84 Tiesto
85 J.K. Rowling
86 Sarah Jessica Parker
87 Li Na
88 Hugh Laurie
89 Reese Witherspoon
90 Jeff Dunham
91 Larry The Cable Guy
92 Skrillex
93 Tina Fey
94 Kate Moss
95 Ray Romano
96 Zooey Deschanel
97 Bethenny Frankel
98 Tim Allen
99 Melissa McCarthy
100 Adriana Lima