E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisi shkëmbimi i aksioneve të Facebook

SHBA- Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, hapi sot simbolikisht bursën e Nasdaq-ut, ku shkëmben aksionet e firmave teknologjike.

Sot fillojnë të shkëmbehen për herë të parë në bursë edhe aksionet e Facebook-ut. Çmimi fillestar i aksioneve është caktuar 38 dollarë. Me këtë çmim vlera e firmës Facebook arrin në 104 miliardë dollarë, duke u bërë një prej firmave me vlerën më të lartë në Amerikë.

Sipas analistëve, Facebook-u, është firma më e madhe e të ashtuquajturave “media sociale” me 900 milionë përdorues. Ndërsa shkëmbimi i aksioneve të Facvebook-ut sot ka ngjallur interes të madh në mbarë botën, firmat financiare ishsin të parat që patën mundësi të blejnë aksionet e saj. Një pjesë e analistëve paralajmërojnë investitorët e thjeshtë që të presin të mos nxitojnë të blejnë akssione në ditët e para pasi çmimet e tyre mund të jenë ngritur për shkak të zhurmës që bëhet për to.

Në të kaluarën, aksionet e firmave të njohura teknologjike kanë pësuar rënie pas ditëve të para. Por ka edhe shembuj si firma Google, që fillimisht u prit me dyshim kur doli në bursë në vitin 2004. Fillimisht çmimi i aksioneve të saj ishte 84 dollarë. Sot një aksion i firmës Google ka arritur në mbi 600 dollarë. 

(d.b/el.me/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›